Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Kosova është anëtarësuar në disa mekanizma financiarë ndërkombëtarë, kurse përpjekjet vazhdojnë edhe për anëtarësime në organizata të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.
Në maj të vitit 2009, Kosova ishte bërë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, (FMN) kurse në qershor po të këtij viti u pranua edhe në Bankën Botërore (BB).
Ndërkaq, në fund të vitit 2012, Kosova u anëtarësua edhe në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH).
Zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të ekonomisë në atë periudhë konsideronin se anëtarësimi i Kosovës në këto institucione financiare, do të krijonte siguri ekonomike, do ta përmirësonte imazhin e Kosovës në tregjet financiare, si dhe do ta rriste besimin e investitorëve të huaj.
Shefi ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se anëtarësimi i Kosovës në këto organizata ndërkombëtare financiare nuk është shfrytëzuar në nivel të duhur.
Sipas tij, kanë munguar projektet e nevojshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara njerëzore në institucionet e Kosovës.
“Në bazë të kontakteve që kemi pasur me përfaqësues të këtyre institucioneve, na është thënë se kërkesat, ose aplikacionet për financim, kanë qenë të mangëta. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me kapacitetin e kufizuar njerëzor brenda institucioneve tona”, thotë Zeka.
Edhe Agron Demi, kryeshef ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP, konsideron se pas njohjeve politike, në aspektin ekonomik, rëndësi të madhe ka pasur anëtarësimi i Kosovës në këta mekanizma financiarë ndërkombëtarë.
Këto anëtarësime, thotë Demi, kanë konfirmuar shtetësinë e Kosovë dhe janë mjet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, por që deri më tani nuk janë shfrytëzuar as nga ekzekutivi, por as nga sektori publik. “Mundësitë janë, por janë shfrytëzuar shumë pak. Madje edhe në takimet që kemi pasur me përfaqësues të BERZH-it, ankesa e tyre ka qenë se nuk po arrijnë të marrin oferta të mira, qoftë nga Qeveria e Kosovës, qoftë nga sektori privat për të financuar”, bën të ditur Demi për Radion Evropa e Lirë.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë thënë se përfitimetnga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë të pranishme, sepse qasja në huazime është me kushte të volitshme financiare, po ashtu përfitime ka edhe nga grantet e ndryshme të Bankës Botërore.
Muharrem Shahini, drejtor në zyrën për komunikim publik në Ministrinë e Financave, thotë se deri në fund të muajit janar të këtij viti, “borxhi ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në 106.3 milionë euro, kurse ndaj Bankës Botërore, ku përfshihet edhe borxhi ka arritur në shumën 214.9 milionë euro”.
“Fondet e huazuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar janë përkrahje buxhetore, kurse fondet të cilat janë huazuar nga Banka Botërore janë për financimin e projekteve të ndryshme siç janë: modernizimi i sektorit publik, regjistrimi i pasurisë së patundshme dhe kadastër, bujqësia dhe zhvillimi rural, pastrimi dhe rikuperimi i tokave, reforma shëndetësore, si dhe projekti për efiçiencë”, thekson Shahini.
Ndërkaq, një Bankë tjetër që zyrën e ka pasur në funksion dhe ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë këtu edhe sektorin privat edhe pa qenë anëtare e saj, është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në këtë institucion financiar Kosova është bërë anëtare në fund të vitit2012.
Në një përgjigje të shkurtër nëpërmjet postës elektronike, udhëheqësi i zyrës së BERZH-it në Kosovë, Anton Kobakov, shkruan se “kjo bankë, që nga viti 2013 ka nënshkruar 18 projekte me një vlerë prej 59 milionë eurosh. Kurse, nga viti 1999 e deri në vitin 2013, BERZH-i ka financuar projekte në vlerë prej 65 milionë eurosh”.
Ndryshe, BERZH-i ndihmon sektorin privat, po ashtu, edhe atë publik. Në të shumtën e rasteve nuk kalojnë më shumë se 60-70 për qind të çmimit të përgjithshëm të projektit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri