Më në fund edhe Ferizaj u bë me semafor! Fal qeverisë komunale! Edhe asaj qendrore! Edhe Qeveria qendrore ka merita se nuk e pengoi ëndrrën shekullore të banorëve të kësaj ane, me ec nëpër zebër pa u tutë se po të shkelin! Veç mos ecni nëpër të kuqen! Tash, të kuptohemi, nuk është se edhe më herët nuk kishin njerëz që i përfaqësonin në Parlament, dhe institucionet e tjera qendrore, por thjesht në disa qytete tona ende nuk punohet me standarde ndërkombëtare. Rregullat i vë tjetërkush! As Evropa nuk kalon pa aprovimin e tyre!
Por, gjërat kanë ecur, shpejt, me hap prej shtatë miljesh! Shprehja e dikurshme e agjitpropit që njihej si “ hap kilometrik” nuk arrin me e shprehë gjendjen e re të krijuar! Semafori, po se po, por më herët kanë dalë edhe rrethrrotullimet, ky zbulim epokal, i cili lirisht mund të renditet pas rrotës. Në kuptimin shkencor edhe politik! Deri në marramendje.
Kështu, pak a shumë mund të konstatohet se edhe Ferizaj hyri nën standarde ndërkombëtare. Edhe ngjyrat u pranuan lehtë! Aty ku e kuqja dikur simbolizonte për shumëkënd lirinë, tash u vendos rregull tjetër. E gjelbra e mori kuptimin e lirisë, d.m.th. “kalo”, ndërsa e kuqja “ndal”! Si gjithkund nëpër botë! Edhe “Vetëvendosja” shpejt do të vendos nëpër të kuqen sloganet e veta! Do të stolisin edhe semaforin e parë ferizajas. Nuk bën të lejohen dallime! Nejse!
Kjo padyshim është edhe një nga sukseset e mëdha të shtetit tonë të ri! Ferizaj ka ecur shumë përpara, e Podujeva ka mbetur prapa! Podujeva tradicionale! Madje e lavdëruan për këtë! Një mik i vendit tonë, ambasador, e vizitoi këto ditë dhe e lavdëroi se po qëndron stoikisht në themelet e islamit tradicional! Ende fëmijët po bëhen synet me ceremoni! Djemtë, kryesisht! Por, edhe burrat! Në kuptimin politik! Me rëndësi me qenë me standarde!
E, Gjakova ka të tjera halle! Gjakova ka problem me qentë. Pas kodit për tabela vetjake për vetura ”07”, tash me angazhimin e krejt qeverisë komunale është arritur ajo çka nuk ka arritur ende askush: tash e tutje do të dallohen qentë endacakë duke u selektuar në dy kategori: prej Gjakove dhe ata ardhacakë. Nëse ju ka kafshuar një qen dhe ju arrini të e shihni kodin “02”, dijeni se është prej Gjakove. Më herët, qytetarët kishin metoda më primitive për me i dallue qentë endacak. Varet ku e kafshonin njeriun, andej apo këndej! Nejse, gjithsesi edhe ky është një hap i madh përpara!
Por, media botërore e regjistroi edhe një ngjarje nga Gjakova, ku ishte prezente edhe vet kryetarja! Kryetarja e Gjakovës! Ajo dëshmoi se Gjakova ka ende burra! Jo, jo, ajo nuk kërceu nga Ura e (F)shejtë! Mbase edhe do të kërcente, por për ndonjë arsye u vonua jo më shumë se një orë në hapjen solemne, por kur erdhi… erdhi! Ajo në fund të fjalës së vet, e shprehu besimin se vitin e ardhshëm nga ura do të kërcejnë edhe femrat! Kjo po që do të ishte interesant. Përpos stilit në këmbë dhe dallëndyshe, duhet të gjendet edhe një emër i ri për këtë stil, por gjithsesi në Gjakovë s’ka munguar kurrë imagjinata, e as oratoria! Nuk u kuptua se çfarë stili ishte, kërcimi i njërit që ishte mbështjellë me flamur kombëtar dhe që ra shahadet përpara se me e bë kërcimin e tij! Nejse, kërcimi i tij mund të futet në stilin “kërkaç”, megjithëse ishte një kërcim politik gjithsesi! Pas këtij stili, provokues gjithsesi, në rrethin e dytë të kërcimeve filluan edhe kërcyesit e tjerë të tregojnë përkatësinë religjioze!
Nejse, kur jemi te vonesa, kryetarja me siguri i ka pasë edhe arsyet e veta, apo mos ka qenë në dilemë që vet me e hapë sezonin duke kërcyer e para nga ura. Matu e çmatu dhe… si duket e la për vitin tjetër. E bën ajo! Por, ashtu si është ambicioze, deri atëherë, krejt lehtë mund të bëhet kryeministre apo edhe presidente dhe… më nuk i ka hije të kërcejë nga ura! As vendi nuk mundet me ja lejue vetes me rrezikue një kuadër të profilit aq të lartë.
E, Prishtina mbet pa zgjidhje. Shpendi nuk kërceu nga ura! Ndoshta sepse Prishtina nuk ka lum! E rrjedhimisht as urë! Mund të kërcej vetëm nga mbikalimet që nuk i përdorë askush! Por, ka ndërtesa. Me leje e pa leje! Le krejt, Shpend! Nuk mundesh me e ba Prishtinën Skenderaj për dy vjet! Boll ke ba!
Pra, Kosova ka ecur me hapa kilometrikë! Ku kemi qenë, e ku jemi… nuk krahasohet! Edhe presidentja e vendit nuk e pat lehtë të numërojë krejt sukseset e jashtëzakonshme të arritura në Kosovën e pasluftës! As shtat minuta nuk mjaftuan!
Fak e fak, e fak! Ja ka numrue të gjitha, më tha dikush! Deri sot askush nuk e ka mbrojtur kështu çështjen e Kosovës
Nga kjo fitoi… Kosova! Publiku gjerman arriti më në fund me e kuptua të vërtetën për ne dhe përfundimisht konspiracioni ndërkombëtar kundër Kosovës filloi me u zhvesh lakuriq para kamerave. Krejt e kuptuan përse Kosova është ku është! Askush nuk mundet me i fajësu më udhëheqësit tanë rrush me merita, për ekzodin drejt Evropës! Normal që drejt Evropës do të shkojmë! Me ose pa viza!
Ne e duam Evropën! Ne kemi çka i ofrojmë Evropës! Kem futbollist edhe këngëtarë! Kemi “shumëçka 2.5” si i thonë fjalës! Ky ishte mesazhi plot patos, i presidentes!
Kemi, po çka!
Unë, për vete, sapo u ktheva nga një qytet i bukur i jugut shqiptar! Patriotizmi vlonte! Një klub striptizi e kishte vënë një reklamë me ngjyra kuq e zi, ku një femër valltare varej për një shkop vertikal, të vallëzimit! Kush e di çka simbolizonte shkopi, por klubi quhej “Shqiponjat”!
Vapë e madhe sivjet! U kënaqëm! E sa për ne, veç kush na e ka inati! Kemi mbathur çizmet prej shtatë miljesh! Kaq e qesim hapin! Me ose pa viza… aty na ke Evropë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi