Kosova – kusht për Serbinë në BE
Nga anëtarët e Bundestagut (parlamentit) të Gjermanisë erdhi një dush i ftohtë për Serbinë. Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën! Kishte edhe disa deklarata të tjera të “zbutura” nga qeveritarë gjerman apo zyrtarë të BE-së, por që në esencë e thoshin të njëjtën gjë. Zyrtarët e Serbisë e dinë këtë fakt qysh moti pa marrë parasysh se duken të “befasuar”. Ata me anë të interpretimeve të tyre mundohen që të zbusin goditjen e pësuar duke e mohuar këtë fakt. Sidoqoftë njohja e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Për koincidencë, në një nga debatet në forumin politik në B92, në Tetor 2009, pata cekur pikërisht Bundestagun gjerman në lidhje me kushtëzimin e Serbisë nga BE. Pata thënë se nuk ka kurrfarë logjike që Gjermania të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Bundestagu të ratifikojë marrëveshjen për pranim të Serbisë në BE kur në Kushtetutën serbe shkruan se “Kosova është pjesë e Serbisë”. Reagimi nga një pjesëmarrës nga Serbia ishte se BE nuk e cakton këtë kusht përderisa e tërë BE-ja nuk e njeh Kosovën. Një bindje e tillë për fat të keq ekziston edhe në Kosovë tek disa. Por tani pas pothuaj dy viteve, anëtarët e Bundestagut gjerman vërtetuan atë që kisha thënë.
Ekziston në fakt një problem i madh tek disa në kuptimin e funksionimit të BE-së. Po harrohet se BE nuk është SHBA e cila ka një president që merr vendime. BE funksionon sipas parimit të konsensusit dhe nevojitet pëlqimi i secilit vend anëtar për të pranuar për shembull një vend tjetër. Nuk vlen ky parim vetëm tek pranimit i ndonjë shteti siç ishte rasti i Sllovenisë kundër Kroacisë. Kemi shembullin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim të Serbisë që po bllokohet qe tri vite nga Holanda për shkak të Mladiqit. Tani që Mladiqi u dorëzua në Hagë, Holanda përsëri nuk e ratifikoi atë marrëveshje. Me gjasë kushti tjetër është i kërkuari tjetër i Hagës – Goran Haxhiq.
Ka një mori arsyesh të tjera pse Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën. Anëtarët e BE-së nuk duan që të kenë një Qipro të dytë e cila edhe pse e vogël po i bën BE-së probleme të mëdha. A mund ta marrim me mend anëtarësimin e Serbisë në BE pa e zgjidhur problemin me Kosovën? Po Serbia do të bënte probleme edhe më të mëdha duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës nëse anëtarësohet e para.
Çfarë shtetesh do të ishin Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe të tjera po qe se do të pranonin që Serbia të jetë anëtare e BE-së dhe ato shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës kur në të njëjtën kohë Serbia nuk e pranon këtë? Nuk do të ishin shtetet e përmendura të fuqishme dhe konsekuente në politikat e tyre, por Serbia. Sa do të ishin serioze dhe sa të besueshme shtetet e BE në një rast të tillë? Po ato thjesht do të cilësoheshin si ‘banana republika’ që u shantazhuan nga një shtet shumë më i dobët. A do t’ia lejojnë Serbisë një “luks” të tillë këto shtete të fuqishme e njëkohësisht të përulin vetveten?
Çfarë mund të ndodh realisht në rrugën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE? Natyrisht që të gjitha shtetet do t’i plotësojnë kushtet e BE-së një e nga një. Serbia e ka edhe një kusht të pathënë formalisht nga BE – njohjen e Kosovës. Është e qartë se Serbisë nuk do t’i kërkohet zyrtarisht njohja formale e Kosovës që të mos “poshtërohet”. Serbisë megjithatë do t’i kërkohet që të bëjë gjithçka tjetër. Këtu hyjnë raportet ndërfqinjësore që janë në proces e sipër në bisedat teknike që po zhvillohen. Hapi tjetër është që Serbia të pajtohet me prezencën e Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale. Me tutje nga Serbia do të kërkohet që të pajtohet që Kosova të marrë pjesë për shembull në garat sportive, të ketë kodin e vet telefonik e të tjera. Në fund Serbisë do t’i kërkohet që të pajtohet me prezencën e Kosovës në organizata si OKB, OSBE e të tjera ku Serbia bashkë me Rusinë bllokojnë Kosovën. Njohja formale do të vijë si proces i natyrshëm.
Duhet ta kemi të qartë se BE nuk e bën këtë për shkak të dashurisë së madhe për Kosovën. Këto janë masa që mundësojnë zhvillimin normal të agjendës së tyre. BE dhe NATO nuk e duan një Serbi si “kalë troje të Rusisë” mu në mes të shteteve që janë anëtarë ose kandidatë të NATO-s dhe BE-së. Prandaj edhe shkojnë me hapa të ngadalshëm që të binden definitivisht se “treni i Serbisë është nisur kah Brukseli e jo kah Moska”. Në këtë rrugë duket sikur ka edhe një “përkëdhelje” për Serbinë në mënyrë që treni i nisur nga Beogradi kah Brukseli mos të dalë nga binarët apo të ndërrojë kahun. Kjo më së miri shihet me mungesën e vullnetit për të zhbërë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë e sidomos në veri.
Kemi edhe logjikën e “çuditshme” të Britanisë së Madhe e cila kërkon përshpejtim të procedurave të pranimit të Serbisë. Në fakt sa me shumë që Serbia i afrohet BE-së aq më shumë kushte do të plotësojë rreth Kosovës. Por këtë përshpejtim nuk duhet parë si rrezik siç po na servirin disa analistë dhe politikanë tanë. Në fund të procesit sipas logjikës së shëndoshë do të ketë anëtarësim në bllok të Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës. Vendet e tjera si Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë më parë të pranuar në BE për shkak se nuk kanë konteste ndërfqinjësore (natyrisht duke supozuar se Maqedonia ndërkohë e ka zgjidhur kontestin e emrit me Greqinë). Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të gjitha këto vende të anëtarësohen në të njëjtën kohë.
Në cilindo rast, të fundit mbeten Kosova, Bosnja dhe Serbia. Që të tria edhe pse mund t’i plotësojnë kushtet nuk mund të jenë pjesë e BE-së njëra para tjetrës për shkak të drojës së bllokimit të njëra tjetrës. Serbia mund të bllokojë Kosovën nëse hyn përpara. Por edhe Bosnja mund të bllokojë Kosovën për shkak të vetos së Republikës Serbe. Ndërkohë edhe Kosova mund të bllokojë Serbinë dhe Bosnjën poqese nuk pranohet nga to dhe hyn në BE para tyre. Meqë Kosova i pranon si shtete Bosnjën dhe Serbinë atëherë mbetet që këto dy të fundit duhet të pranojnë Kosovën para hyrjes në BE.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-ne-prishtine-780x439.jpg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pogba-780x439.jpg)
Paul Pogba pranon të heq dorë nga milionat për t’u transferuar tek klubi i njohur evropian
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër