Kosova, integrimet evropiane dhe sfidat e saj
Sa i përket dërgimit të raporteve me shkrim nga ana e ministrive sipas planit të veprimit, katër ditë para mbajtjes së takimit, kjo nuk është realizuar. Me përjashtim të disa ministrive, shumica prej tyre nuk kanë dërguar raporte me shkrim. Vazhdon të mbetet sfidë edhe zhvillimi i mirëfilltë i dialogut midis Kuvendit dhe organizatave të shoqërisë civile.
Viti që e lamë pas, dëshmoi më së miri se çfarë sfidash e presin Kosovën sa i përket çështjes së integrimeve evropiane dhe me sa përkushtim dhe elokuencë duhet të përballemi me këto sfida. Të përkujtojmë se Kuvendi i Kosovës për çdo vit miraton Planin e Veprimit për integrim evropian dhe për të diskutuar rreth zbatimit të tij, Komisioni për Integrime Evropiane, Kuvendit të Kosovës në seancën plenare ia ka prezantuar edhe Raportin e Dytë, i cili përfshinte të arriturat dhe sfidat gjatë periudhës raportuese nga raporti i parë, që ka të bëj me zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrim Evropian për vitin 2011.
Kuvendi i Kosovës më 28 prill e ka miratuar Planin e Veprimit për Integrim Evropian për vitin 2011, prandaj gjatë vitit që e lamë pas, Komisioni për Integrime Evropiane i ka përgatitur dy raporte. Për dallim nga raporti i parë, ky i dyti përmban të gjitha të arriturat dhe sfidat e planit të veprimit për këtë vit. Dihet që për dallim nga vitet e kaluara, Komisioni Evropian për Kosovën vitin që e lamë pas e ka publikuar Raportin e Progresit dhe kështu përfshirja e të arriturave deri në fund të vitit nga Kuvendi i Kosovës, trupat e tij dhe institucionet tjera, nuk kanë mundur që t’i përfshijnë të gjitha segmentet e rëndësishme që kanë të bëjnë në këtë fushë. Komisioni për Integrime Evropiane e ka bërë mbikëqyrjen në zbatimin e planit të veprimit nga institucionet relevante dhe në bazë të këtyre rezultateve i ka nxjerrë disa përfundime, duke shënuar rezultate në shumë fusha të caktuara, por i ka identifikuar edhe disa mangësi në fusha të tjera.
Kuvendi i Kosovës ka shënuar progres sa i përket miratimit të ligjeve, të cilat ishin rekomandime të Komisionit Evropian. Nga 40 projektligje, të cilat është kërkuar të miratohen, Kuvendi i ka miratuar 23 sosh, ndërsa 11 prej tyre janë në fazën e shqyrtimit dhe miratimit. Sa i përket fazës së mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, të gjitha komisionet parlamentare në planet e tyre vjetore të punës i kanë përfshirë mbajtjet e dëgjimeve publike dhe monitorimin e së paku të një Ligji në fushën të cilën e mbulojnë këto komisione.
Vazhdon sfida për mbikëqyrjen e ekzekutivit nga Kuvendi
Kur flasim për reformat e sistemit zgjedhor dhe amendamentimit të Kushtetutës, do theksuar se Kuvendi e ka formuar Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Komisionin për Amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet. Komisionet parlamentare kanë kërkuar që ministritë e linjës të raportojnë para komisioneve, derisa gjatë raportimit është kërkuar që të sjellin raporte me shkrim për çështjet e caktuara. Sipas raportimeve të komisioneve parlamentare, do theksuar se është shënuar përmirësim sa i përket punës së tyre në përmbushjen e detyrave të parapara në planin e veprimit.
Mirëpo, sfidë e këtij plani të veprimit mbetet edhe më tutje mbikëqyrja e ekzekutivit nga Kuvendi, derisa ministritë është dashur që të raportojnë në mënyrë të rregullt para komisioneve parlamentare. Sa i përket dërgimit të raporteve me shkrim nga ana e ministrive sipas planit të veprimit, katër ditë para mbajtjes së takimit, kjo nuk është realizuar. Me përjashtim të disa ministrive, shumica prej tyre nuk kanë dërguar raporte me shkrim, edhe pse ishin të obliguara që t’i dërgojnë sipas këtij plani.
Kur flasim për monitorimin e zbatimit të ligjeve, do theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur progres për shkak të mungesës së kapacitete të mjaftueshme dhe sipas planit të veprimit. Vetëm disa nga komisionet parlamentare kanë realizuar monitorimin e zbatimit të ligjeve, ndërsa një nga detyrat e parapara në këtë plan ishte që të paktën të bëhet monitorimi i një ligji nga komisionet parlamentare, që do të thotë se edhe më tej për Kuvendin e Kosovës mbetet sfidë monitorimi i zbatimit të ligjeve. Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur progres të mjaftueshëm sa i përket shqyrtimit më cilësor të legjislacionit dhe ekspertizës ndërsektoriale, edhe pse është arritur progres sa i përket miratimit të një Udhëzimi për administrimin e buxhetit të komisioneve parlamentare në prill të këtij viti. Po ashtu vazhdon të mbetet sfidë zhvillimi i mirëfilltë i dialogut midis Kuvendit dhe organizatave të shoqërisë civile.
Nuk ka pasur progres edhe në zbatimin e të drejtave të njeriut
Le të përkujtojmë se nuk është raportuar për progres sa i përket përpjekjeve në adresimin adekuat dhe me kohë të rekomandime nga institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Rregulloren për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij.
Edhe në fushën e të drejtave të njeriut nuk ka pasur progres të mjaftueshëm në aspektin e koordinimit, në mënyrë më efikase nga niveli qendror dhe lokal për zbatimin e të drejtave të njeriut. Po ashtu nuk është raportuar për krijimin e një njësie të mjekësisë ligjore të specializuar për rastet e dhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës në familje.
Pa dashur t’i përmendim të gjitha sfidat dhe të arriturat e kësaj periudhe, që të gjitha këto çështje i kemi prezantuar në raport, i cili prezanton segmente të rëndësishme me të cilat pritet që të përballemi në të ardhmen. Së pari jemi marrë me sfidat që dalin si rekomandime nga Raporti i Progresit, ndërsa institucionet, përkatësisht trupat e Kuvendit të Kosovës, më saktë komisionet parlamentare e përbëjnë segmentin e dytë, ndërsa në segmentin e tretë i kemi prezantuar veprimet e propozuara, të cilat janë paraparë që të ndërmerren nga komisionet parlamentare dhe nga Kuvendi, për realizimin e progresit dhe në përmbushjen e sfidave të Raportit të Progresit. Në segmentin e katërt i kemi prezantuar të gjitha veprimet e ndërmarra dhe arritjet në përmbushjen e sfidave. Prezantimi i këtij raporti është fokusuar në të arriturat dhe sfidat që kanë të bëjnë kryesisht me tri kritere kryesore që janë; kriteret politike, kriteret ekonomike dhe standardet evropiane.
Krejt në fund theksojmë se për Kuvendin e Kosovës mbetet me rëndësi bashkërendimi i veprimeve për plotësimin e të gjitha kritereve, përkatësisht kritereve politike, ekonomike dhe standardeve evropiane. Këto mbase janë edhe përgjegjësitë dhe detyrat në realizimin e planit të veprimit të Kuvendit të Kosovës për integrime evropiane.
(Autori është deputet dhe kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Parlamentin e Republikës së Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi