Mbi 110 milionë euro kesh, Kosova i ka humbur për vetëm gjashtë muaj. Kjo humbje ka shkak largimin e investitorëve të huaj nga Kosova.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera më e ulët e investimeve të huaja direkte në gjysmën e parë të vitit 2014, kryesisht i atribuohet edhe shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë, rezidentëve kosovar, por edhe shpërndarjes së super dividendës nga disa prej kompanive të huaja.
Tërheqja e investimeve dhe largimi i investitorëve nga Kosova është shqetësuese edhe për zyrtarë e shtetit.
Gazmend Mejzini, ushtrues detyre i Agjencionit për Investime dhe Përkrahje të Bizneseve, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), thotë se këto statistika duhet të na shqetësojnë shumë dhe të mendohet për oferta e mundësi të reja për investitorët e huaj. “Definitivisht është vlerë shumë e madhe, definitivisht është shumë që neve në Kosovë duhet të na shqetësoj, duke e ditur rëndësinë e joshjes së investitorëve të huaj në vendin tonë… Ne duhet të bëjmë çmos dhe jemi duke bërë çmos që ti rishikojmë të gjitha strategjitë, të i rishikojmë të gjitha ato plane, ato aktivitete të cilat i kemi ndërmarr, që të dalim me një ofertë sa më të mirë sa më joshëse”, ka thënë Mejzini.
Ai vlerëson se duhet të krijohen pako fiskale sa më joshëse. “Ne nuk mund të themi se mund ti ndalim qind për qind këta investitorë nga ikja, ose eventualisht gjetja e një tregu më të përshtatshëm për ta, por ne do të ju ofrojmë kushte ndoshta edhe më të mira se sa që ju ofrojnë fqinjët tanë… Të rishikohen politikat fiskale, të ofrojmë një pako sa më joshëse”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Arian Zeka , kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se institucionet tona që kanë për obligim mbushjen e arkës së shtetit kanë vizione afat shkurtra. “Këto largime i konsideroj jashtëzakonisht të dëmshme në aspektin e imazhit. Largimet e tyre e pengojnë edhe më tej këtë proces. Ka shumë dispozita ligjore të cilat nuk janë të qartësuara sa duhet, të cilat lënë vend edhe për interpretime të dyfishta, interpretime të cilat zakonisht nxirren në favor të vetë institucioneve, të cilat nxjerrin ato vendime jo në favor të bizneseve”, ka thënë Zeka.
Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), thotë se Kosova nuk po di ti trajtoj investitorët e huaj. “Kosova nuk po di ti trajtoj investitorët. Kjo po dëshmohet nga viti në vit, sepse nga viti në vit kemi më pak investime, largim apo tentim për tu larguar nga Kosova. Rastet më të reja janë kur disa investitorë tash po shkojnë, e kanë marrë rrugën të shkojnë në Hungari dhe Bullgari dhe të kthehen dhe pikërisht për shkak të trajtimit jo të mirë nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe agjencitë e ndryshme që kanë të bëjnë dhe që janë të lidhur me bizneset në forma të ndryshme”, ka thënë Shahini. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar