LAJMI I FUNDIT:

Kosova humb miliona euro të buxhetit nga heqja e akcizës së kafesë

Kosova humb miliona euro të buxhetit nga heqja e akcizës së kafesë
Foto: Ilustrim

Kosova humb, së paku, rreth dy milionë euro në vit si pasojë e heqjes së akcizës së kafesë së papjekur, krahasuar me statistikat zyrtare në mes viteve 2007-2013. Dhe mbi gjysmë milioni euro të tjera nga importi i kafesë së pjekur.

Bazuar në të dhënat që ka siguruar “Koha Ditore” nga Dogana e Kosovës, në vitin 2007 në Kosovë janë importuar mbi 3.5 milionë kilogramë kafe të papjekur, për të cilën është paguar akcizë në vlerë prej mbi 1.05 milionë eurosh, kurse në vitin 2013 në Kosovë janë importuar mbi 7.6 milionë kilogramë kafe të së njëjtës kategori, por nuk është mbledhur asnjë cent nga akciza.


Po të ishte aplikuar akciza, Kosova do të përfitonte mbi 2 milionë euro nga importi i kafesë së papjekur. E importi i sasisë së kafesë së pjekur nuk është rritur aq shumë ndërmjet viteve 2007-2013, sikurse tek kafja e papjekur. /Telegrafi/