LAJMI I FUNDIT:

Kosova harton Programin Kombëtar për Reforma në Ekonomi

Kosova harton Programin Kombëtar për Reforma në Ekonomi

Ministri i Financave Avdullah Hoti në tryezën e organizuar sot për “Programin Kombëtar për Reforma në Ekonomi”, tha se “Kosova, si çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor, e dorëzon këtë program në Komisionin Evropian në cilësinë e një shteti që fillon rrugëtimin brenda procesit të Stabilizim Asociimit, si partner i barabartë”.

Në fushën e qeverisjes ekonomike, rrugëtimi ynë drejt anëtarësimit në BE do të ketë dy objektiva; Përmirësimin e kushteve për një ekonomi plotësisht funksionale të tregut, si dhe Zhvillimin e kapaciteteve të sektorit privat për t’u përballur me konkurrencën në kuadër të Bashkimit Evropian”, ka shtuar Ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se rëndësia e programit qëndron në faktin se ofron një model që përcakton kritere të planifikimit përmes të cilit sigurohet stabiliteti makro-fiskal, që është pjesa e parë e programit dhe tejkalimi i dis-balancave strukturore të ekonomisë kosovare, që është pjesa e dytë e këtij programi.
Sipas Hotit ky program i bashkon në një formë standarde disa instrumente ekzistuese që ka Qeveria në dispozicion për planifikim si: kornizën afat-mesme të shpenzimeve, buxhetin vjetor që buron nga kjo kornizë, programin qeverisës, dhe së shpejti edhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik.


“Duke filluar nga ky vit, ky program do të dorëzohet i azhurnuar çdo janar dhe shpresoj që intensiteti i punës sonë do të mundësojë që numri viteve që ne e dorëzojmë këtë program të jetë sa më i vogël, në mënyrë që Kosova sa më parë të jetë anëtare e Bashkësisë Evropiane”, shtoi ministri Hoti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori