LAJMI I FUNDIT:

Kosova, globalizmi dhe proceset e integrimeve globale

Siç dihet globalizmi si termë, si terminologji është i vjetër dhe termin lidhur me globalizmin e gjejmë qysh në kohërat e lashta. Kemi fjalën për kohën e Babilonisë së vjetër, pastaj rrugët e ndryshme për tregti me Kinën e lashtë si dhe në shumë civilizime tjera të cilat edhe ashtu nuk do të mund t’i përmbledhim me pak rreshta, por ka edhe mendime tjera se ky termë pikërisht fillon diku përafërsisht rreth 400 vjet më parë. Si do që të jetë, kur flasim sot mbi globalizmin dhe proceset e integrimeve globale para se gjithash duhet të kihet parasysh edhe koncepti apo definimi i vetë globalizmit (proceseve të tij), për të kuptuar më mirë, që pastaj të shohim edhe raportin në mes të Kosovës, sfidave dhe proceseve të integrimeve globale. Ne pamë më lartë që si termë globalizmi është i kamotshëm, andaj sipas autorit Joseph Nye, “globalizmi në thelbin e tij përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjete të lidhjeve që i kapërcejnë hapësirat multi-kontinentale. Nga kuptimi logjik mund të konkludojmë se ende nuk mund të ketë një termë adekuatë i cili do të specifikonte në mënyrë më specifike këtë termë, por ky termë përafërsisht jep një dimension që lidhet me rrjetëzimet në hapësirat multi-kontinentale.

Mirëpo, shtrohet pyetja se: Çfarë raporte korrelative mund të ketë në mes të procesit të globalizmit dhe Kosovës? Përgjigjet edhe ashtu do të jetë në dimensione të ndryshme dhe nga qasje të ndryshme, megjithatë globalizmin duhet shikuar gjithnjë në të dyja aspektet. Pra, ky proces duhet shikuar në një dioptri analitike si nga pozicioni pozitiv poashtu edhe në atë negativ në mënyrë që të bëjmë një analizë më të thellë mbi këtë proces. Në veçanti Kosova, si shtet i ri ka perspektivë në gjirin e zonjës së vjetër Evropës, dhe padyshim se është pjesë e proceseve të integrimeve globale. Sipas sociologut të njohur Anthony Giddens, globalizmi zakonisht elaborohet me katër aspekte: atë politik, ekonomik, kulturor-social dhe ushtarak. Prandaj, në këtë kontekst edhe Kosova si shtet i ri duhet përqendruar pikërisht në këto fusha, sidomos në aspektin ekonomik, me faktin se vetë globalizmi ekonomik ka të bëj me krijimin dhe verifikimin e rregullave të një tregu të vetëm botëror, e që do të përfitonte në shumë aspekte vet shteti kosovar. Kështu, që kompanitë e mëdha transnacionale dhe transakcionale të cilat menaxhojnë proceset globale në gjirin e tyre lidhin kontrata dhe lidhje ekonomike me të gjitha shtetet. Me ato shtete që kanë raporte multilaterale dhe që kanë interesa reciproke.

Ndaj, edhe Kosova që të jetë anëtare e organizatave dhe në hap me proceset aktuale globale, padyshim se duhet së pari të krijon kushte të favorshme për promovimin e shtetit, e për të vazhduar më pastaj edhe me zingjirin tjetër siç janë krijimi i politikave të favorshme për investuesit, pastaj krijimi i një ekonomie më të favorshme etj. Një shembull ilustrues mund të marrin p.sh. MacDonalsin për të cilin ekzistojnë kushte dhe kritere të posaçme për të hapur një të tillë që nga licenca e deri tek kualiteti i shërbimit. Të gjitha këto elemente që cekëm, por edhe elemente të tjera, në fakt tregojnë një pasqyrim të shkurtër mbi lidhshmërinë në mes të një shteti në këtë rast Kosovës dhe globalizmit si proces i cili është bërë proces i padiskutueshëm në diskurset filozofike dhe sociologjike në shekullin XXI-të.


Kosova dhe proceset e integrimeve globale

Kosova, deri më tani aq sa ka pasur mundësi me të gjitha kapacitetet e saj ka bërë të pamundurën që të jetë pjesë e ombrellës së madhe në proceset globale. E kur flitet mbi këto procese kemi fjalën për integrimin dhe anëtarësimin në shumë mekanizma, organizata, shoqata e të tjera me renome ndërkombëtare, me një karakter të veçantë siç janë: FMN-ja, OKB-ja, BB, NATO, BE-ja, e të tjera. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në këto organizata të rëndësishme padyshim se ka karakter multidimensional.

Me faktin se në njërën anë Kosova forcon pozitën e saj si shtet i ri, si shtet i cili siguron perspektivë euroatlantike dhe dëshmon ashtu siç ka dëshmuar se është faktor stabiliteti dhe ka thyer edhe paragjykimet e shumta të shumë skeptikëve, ndërsa në anën tjetër përveç karakterit politik që përfshinë shumë elemente, ekzistojnë edhe karaktere tjera siç janë ai ekonomik, kulturor, social etj, që do të zhvillonte një ekonomi të qëndrueshme, zbutje të papunësisë, ulje të shkallës së varfërisë, stimulimin e investitorëve, promovimin e vlerave kulturore etj. Aktualisht, Kosova si shtet edhe pse është anëtare në FMN-n dhe BB-së, ajo duhet të jetë koshiente që të bëj hapa të duhura edhe në menaxhimin e punëve (kritereve të parashtruara nga BE-ja) në njërën anë dhe në anën tjetër të bëj përpjekje që të anëtarësohet edhe në OKB, sepse anëtarësimi në këtë organizatë të rëndësishme do të hapte dyert edhe për procese tjera globale dhe integruese.

Roli i këtyre proceseve globale në zhvillimin e Kosovës

Thënia e ish-presidentit Kennedy se mos pyet se çfarë bëri shteti për mua, por çfarë bëra unë për shtetin, mund të themi se ka kontinuitet. Prandaj, risocializimi me këto procese, integrimi social, kohezioni, dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtar, mund të bëj që Kosova shumë shpejtë të ketë zhvillim të gjithmbarshëm. E kjo arrihet vetëm me punën ekipore, ide konstruktive, projekte konkrete, shoqëri civile më koherente dhe mbi të gjitha zhvillim të qëndrueshëm demokratik, e sidomos media të lira dhe të pavarura. Duke mos dashur që të ekzagjerohemi edhe më tej, duhet potencuar se roli i këtyre proceseve në zhvillimin e Kosovës ka dimensione të ndryshme, por fokusi ynë kryesisht qëndron në këto dimensione si:

Promovim të shtetit – Kosova edhe ashtu ka nevojë për përkrahje ndërkombëtare, sepse siç thotë profesori i njohur Francis Fukuyama “shteti nuk mbahet me infuzione”, që do të thotë se ka nevojë për shumë njohje dhe që të dëshmon teorinë dhe praktikën e “sui generis-it”…,

Promovim të kulturës – Kultura edhe pse në fakt paraqet të gjitha normat, vlerat që ka krijuar mendja apo dora e njeriut, ajo është një element i fuqishëm për identifikimin e një populli, kombi, shteti, shoqërie apo edhe vet individit. Me fjalë të tjera, kultura dhe promovimi i saj na paraqet një ikonë të madhe në galerinë e vetë qytetarëve kosovar, andaj edhe është e rëndësishme promovimi i saj.

Zhvillim ekonomik – Në diskurset filozofike termi zhvillim ekonomik dita ditës po merr një kahje tjetër, prandaj integrimi i Kosovës në këto procese globale padyshim se do të hapte rrugë tjera për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sepse ekonomia sot konsiderohet kriter determinimi në botën e postmodernitetit, në botën e kapitalizmit modern, kështu që një shtet i cili ka një ekonomi të qëndrueshme (pasi që motori i shtetit është padyshim ekonomia), atëherë zhvillimi ekonomik do të kishte efekte korrelative me zhvillimet dhe ndryshimet sociale në vend dhe më tej.

Këto dimensione që cekëm, por edhe dimensione tjera, padyshim se përbëjnë një gamë të veçantë në rolin e proceseve integruese globale të Kosovës e cila ka nevojë për një integrim të tillë që do të promovonte më tej vetveten. Andaj, ne u munduam që në pika të shkurtra të reflektojmë mbi aspektet dhe dimensionet pozitive lidhur me këto procese, por në anën tjetër ekzistojnë edhe aspektet negative tek disa procese të tilla, sepse mbi të gjitha globalizmi mund të konsiderohet edhe si një proces i cili me një dorë jep dhe me tjetrën merr!

Në trend

Më shumë

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori