Kosova, EULEX-i, GJND-ja dhe buka
Dhjetë vitet e pasluftës, Kosovën e përshkuan disponime të ndryshme, kryesisht në planin politik, që herë pas here dinamizohej e mitizohej asgjëja, por edhe shuhej së përmenduri esencialja. Ndërkohë që ky dinamizim e nxehje që rezultoi me mozaikë disponimesh nuk qe karakteristikë në sensin progresiv edhe për dimensionin kombëtar, aq më pak për atë ekonomik, por në njëfarë formaliteti politik që, tek e fundit, s’duhet të jetë preokupim i qytetarit, para se ai ta sigurojë kafshatën e bukës dhe një mirëqenie sociale dhe ekonomike më të lartë.
Të dyja këto sfera, ajo e ngritjes socio-ekonomike dhe ajo e përmbushjes së vizionit (gjithsesi politik pragmatik, por me vetëdefinim të identitetit) kombëtar qëndruan si statuja statike të akullta që s’i lëkundi drejt konsolidimit as tranzicioni i tejzgjatur. Implementimi i një politike mbarështetërore që avancon interesin dhe integrimin kombëtar (në kushtetutë, kufij, vlera dhe strategji plotësuese) s’u aktivizua dot, përkundrazi, cektësia e tij i dha rast jetese një pasiviteti po ashtu të tejzgjatur. As rimëkëmbja (inekzistente) ekonomike nuk e ngjyrosi edhe aq pozitivisht disponimin qytetar, përkundrazi treguesit e papunësisë dhe varfërisë në rritje japin mesazhin e një pazotësie menaxhuese shtetërore në sferën ekonomike dhe sociale (pa lënë anash edhe atë kulturore).
Nëse realizimi i një agjende shtetërore dhe një politikëbërje që zgjidh sfidat e integritetit të plotë territorial dhe avancon vlerat nacionale, duke mënjanuar vrullin e tjetërsimit vleror dhe kulturor (nuk është në gjendje të sheshohet as kur shtrëngohet çështja), atëherë ç’vlerë ka politika për qytetarin e zhytur në amullinë e “zhvillimeve politike” që kanë adresë dhe kahje të mjegulluar dhe të dyshimtë?
Atribuimi i shpresave, pritjeve dhe ëndrrave tek politika, po krijon njëfarë pasiviteti të neveritur po ashtu të tejzgjatur. Kënaqja e modelit të 17 shkurtit s’qe e vetmja për Kosovën dhe qytetarët e saj. Por s’do mend se vetëkënaqje të tilla determinojnë një komoditet të pavend e të pakohë edhe në udhëheqjen e vendit, prandaj, nga ana tjetër, bumerangu ekonomik dhe social që po përjeton shoqëria sikur arsyetohet nga “angazhimi politik” (sikur dikur angazhimi për “status”, por “statuset” e tilla, si duket, vazhdimisht variojnë, marrin emra dhe trajta). Por a mjaftoi 17 shkurti për t’i qetësuar valët e parregullsive në Kosovë, apo, së paku, a e zgjodhi bile një problem të vetëm, shtetin, sovrantetin dhe integritetin e plotë?
Qytetarët “u morën” dikur “për së afërmi” me standardet, me Hagën (dhe të akuzuarit kosovarë për “krime” gjatë luftës ‘98-’99), me rezolutën, me pakon, me gjashtëpikëshin, me 17 shkurtin, me njohjet (që drejtoheshin njëtrajtshëm e pa përshtatshmëri strategjike) e më pas me EULEX-in, korrupsionin dhe “fitoren historike” në GJND. Por a mjaftuan këto stacione në linjën “rimëkëmbëse” që të arsyetojnë treguesit e papunësisë, varfërisë, vrasjeve dhe vetëvrasjeve, dukuritë negative ndër të rinjtë, aksidentet e ngulfatura në rrugët tona, Mitrovicën dhe ndarjen e saj, korrupsionin, familjarizmin, manipulimet, dështimin e sa e sa projekteve, avullimin e fondeve, tjetërsimin e flamurit, shpikjen e himnit pa tekst (jashtë kornizës sonë kulturore dhe vlerore), ngulfatjen e ndërtimeve dhe ndërtesave, shkujdesjen ndaj objekteve dhe monumenteve me vlera kulturore dhe historike, privatizimet pa maturi, racionalitet dhe llogari mbarëkombëtare, monopolizimi i medias, kontrolli nga politika, premtimet boshe parazgjedhore, formaliteti deklarativ medial i pushtetarëve, dhe tash shtrenjtimi i miellit dhe bukës që, sikurse këto ditë, herë pas here rëndon kurrizin e qytetarin dhe i vije si një goditje në proporcion të zhdrejtë me zhvillimin e gjithëmbarshëm, e shumë e shumë boshllëqe dhe patologji të tjera psiko-sociale, vlerore dhe normative që tashmë i përjeton shoqëria kosovare, përkatësisht popullsia më e re në Evropë, që aq shumë i mungon perspektiva? Pra, a i takon vetëkënaqja dhe mjaftueshmëria me një politikë gjysmake një qytetari që i vlerëson gjërat nga prizmi real dhe racional?
Mbase, herë pas here, pakënaqësia ndezi turbullira të vogla (që lanë vend për dyshim në shndërrimin e nismëtarëve të atyre turbullirave në subjekte të manipulueshme nga një “background” i padukshëm, por aktual dhe shumë funksional, që ka fjalën e parë dhe të fundit në kontekstin “Kosovë”!), por avazi i kthimit në gravitetin e politikës, si mit, shpresë dhe preokupim qytetar s’po ndalet.
EULEX-i erdhi. Dikush festoi heshtazi, dikush kundërshtoi haptazi. Por ç’është më e rëndësishmja dosjet, hetimet, faktet po mblidhen, të vërtetat po sheshohen, ndonëse ngadalë, por në proces e sipër. Mbase edhe skepticizmi i qytetarëve për “drejtësinë” evropiane që bart EULEX-i dhe në mos-selektimin e “peshqve” që kanë gisht në manipulime, s’është për t’u shpërfillur. Kosova fitoi në GJND. Por s’fitoi një sfidë të nisur nga vetë ajo kundrejt dikujt apo kundrejt një problemi të vetinicuar, thënë ndryshe, ajo s’kulmoi një proces të inicuar nga vetvetja për avancim të mëtejmë shtetëror e kombëtar, por vetëm një betejë të nisur nga shteti i krimeve të djeshme, Serbia, që sot mori tatëpjetën në grilat e drejtësisë ndërkombëtare. Megjithatë ajo tejkaloi.
Por, mielli dhe buka, a do të gëzojnë trajtimin minimalisht të mundshëm optimist nga qytetarët e Kosovës, apo do t’i shtohen listës së ngarkesave patologjike të Kosovës së “posalindur”. Sa 17 shkurti, sa EULEX-i, sa GJND-ja duhet të shfrytëzohet si pretekst “festimi” e t’i mbyllen sytë qytetarit (që po shkon në varfërim e sipër), t’i zhvendoset vëmendja e manipulueshme politikisht dhe medialisht? Një trajtë monologu do ta pasqyronte përshtypjen e qytetarit kësi soji: “Ç’temë do të del tash në arenë që unë të merrem me të e të harroj ç’perspektivë kam, ç’diskriminim shtresor socio-ekonomik përjetoj, dhe ç’pjellë është ky çmim i ri i bukës, në hallin e moçëm. Unë festova “Pavarësinë”, EULEX-in dhe “shfarosjen” e korrupsionit, GJND-në dhe “fitoren”, por kush do të qajë hallin tim për shtrenjtimin e miellit, bukës, unë, qytetari i “NewBorn”.” Mbase, s’do mend se edhe një matje e opinionit të përgjithshëm të qytetarëve do ta shpaloste këtë realitet mbi disponimin, përshtypjen dhe qëndrimet e tyre në lidhje me rrjedhat e gjerëtanishme dhe ato aktuale.
(Autori është absolvent i Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin