Gjatë periudhës janar-tetor importi i mallrave ka shënuar vlerën prej 2.02 miliardë eurosh, pavarësisht rënies prej 5 për qind. Ndërkaq mallrat e eksportit gjatë kësaj periudhe kanë arritur në vlerën 332 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës (DK), Adriatik Stavileci, ka treguar për gazetën “Epoka e re” se gjatë periudhës janar-dhjetor të këtij viti vlera financiare e importeve kap shumën e 2.02 miliardë eurove. “Sa i përket importit, krahasimi në mes të periudhës raportuese 2013-2014, për janar-tetor, pesha neto ka shënuar rënie prej 160,071,695.19 kg, shprehur në përqindje, -5 për qind. Kurse vlera në po të njëjtën periudhë ka pasur rritje të lehtë nga 1,9 miliard euro në 2.02 miliardë euro gjatë vitit 2014”, ka thënë Stavileci.
Sa iu përket eksporteve, ai ka bërë me dije se në periudhën raportuese 2013-2014, vlera e eksporteve ka pasur rritje prej 19,232,433.73 euro apo 12.32 për qind. “Në vitin 2013, në periudhën dhjetëmujore, kemi eksportuar 282,7 milionë euro, kurse në vitin 2014 janë eksportuar mallra me vlerë 332 milionë euro”, ka treguar ai.
Ndërkaq kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se 2014-ta karakterizohet si një vit i ngecjes ekonomike. “Ka ngecje në vëllim të importit dhe ka më pak import se një vit më herët, por në vlera financiare ka import më shumë sesa vitin e kaluar. Ne kemi import më shumë financiar dhe më pak në mënyrë vëllimore për 6 për qind. Arsyeja është e krizës institucionale, sepse qytetarët s’kanë konsumuar këtë vit aq shumë, shkaku i krizës dhe i kanë reduktuar dukshëm mallrat. Arsye të tjera janë: një pjesë është zëvendësuar me prodhim vendi, është luftuar informaliteti dhe Dogana e Kosovës ka rritur vlerat e importit në mënyrë të njëanshme”, ka bërë me dije Shahini.
Njohësi i çështjeve të biznesit, Lulzim Syla, ka deklaruar se rënia e vlerës së importit ka ardhur si rezultat i stagnimit të punëve ndërtimore pasi, sipas tij, materialët ndërtimore zënë vend të konsiderueshëm në import.
“Bazuar në të dhënat për import-eksportin, del se pesha e tyre mund të ketë rënë si rezultat i rënies së ndërtimeve, sepse produktet më me peshë, janë ato nga fusha e ndërtimtarisë, përfshirë materialet e ndërtimit dhe pajisjet në këtë fushë. Ndërsa rritje e lehtë mund të jetë shënuar te produktet ushqimore si rezultat i përgatitjeve për festat e fundvitit”, ka thënë Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri