Këshilli Kombëtar për Investime ka mbajtur takimin e parë konstituiv të bashkëkryesuar nga ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku dhe ministri i Financave Avdullah Hoti.
Gjatë këtij takimi Këshilli miratoi Rregulloren e Punës dhe financimin e fazës së parë të rehabilitimit të linjës hekurudhore 10. Po ashtu, u miratua edhe metodologjia për përzgjedhjen dhe prioritizimin e projekteve të infrastrukturës, si dhe u diskutua lista preliminare e projekteve prioritare infrastrukturore.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, bëri të ditur se ky këshill do të koordinoj procesin e financimit të projekteve infrastrukturore në vend, ka për qëllim që të siguroj sinergji në mes të burimeve të ndryshme të financimit, përkatësisht buxhetit, huave dhe granteve.
“Synimi ynë është që deri në muajin nëntor të kemi të përgatitur Listën Prioritare të Projekteve në fushën e transportit, energjisë dhe mjedisit, për të vazhduare pastaj me çështjet infrastrukturore në sektorin social, por njëkohësisht do të konsiderohet edhe përfshirja e sektorëve të tjerë, pasi që zbatimi i metodologjisë për prioritizimin e projekteve infrastrukturore tani më është edhe kriter zyrtar i Komisionit Evropian”, ka thënë Qollaku.
Kurse ministri i Financave, Avdullah Hoti ka theksuar se të dy ministrit kanë punuar ngushtë për të bërë themelimin e Komitetit Kombëtar për Investime një realitet dhe shtytës të përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe njëkohësisht të rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
“Roli i Komitetit do të jetë i rëndësishëm për shqyrtimin më të gjerë të prioriteteve të Qeverisë të cilat do të përcaktojnë shkallën e zhvillimit të vendit si në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, furnizimit të mjaftueshëm me energji të volitshme sipas dinamikës së rritjes së kërkesës, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe ujitje të tokave bujqësore, si dhe shkurtimin e kohës së transportit rrugorë dhe hekurudhorë”, tha Hoti.
Ndërkaq i ngarkuari me punë nga Zyra e Bashkimit Evropian, Christof Stock, ka thënë se Këshilli Kombëtar për Investime i një rëndësie të veçantë për Kosovën që të përfitoj nga fondet e BE-së që janë në dispozicion për investime strategjike të cilat lidhin shtetet e Ballkanit Perëndimor mes tyre si dhe me shtetet anëtare të BE-së. “Në veçanti, ne jemi duke i shikuar projektet e mëdha investuese në transport, energji, mjedis dhe infrastrukturë sociale për të cilat është alokuar shuma prej 1.4 miliard eurove për periudhën 2014-2020, në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”, theksoi Stock.
Në këtë takim përveç ministrave anëtarë të këshillit, prezentë ishin edhe përfaqësues të ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare.
Vitin e kaluar, nën udhëheqjen e Kancelares Merkel u organizua takimi i Ballkanit Perëndimor në Berlin me qëllim të dakordimit të prioriteteve rajonale për investime infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor e njohur si “Connectivity agenda”. Pas takimit të Berlinit, janë mbajtur edhe 3 takime të tjera, gjegjësisht takimi i Beogradit, Prishtinës dhe së fundi takimi i Brukselit, ndërsa tani pas një pune disa mujore progresi do të konsolidohet me Samitin e Vjenes që do të mbahet me 27 gusht të këtij viti.
Në kuadër të takimeve “Western Balkan 6” vendet e Ballkanit Perëndimor ishin dokorduar për themelimin e Komiteteve Kombëtare për Investime, obligim ky që ka rrjedh nga procesi i Berlinit. Këto komitete janë platforma përmes së cilave do të diskutohen planet e financimit për secilin hap të ndërlidhur me projektet nga Lista Prioritare e Projekteve Infrastrukturore. Për këto projekte BE-ja ka paraparë 1.4 miliard euro në kuadër të procesit të Berlinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë