LAJMI I FUNDIT:

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për themelimin e bllokut rregullues të sistemeve energjetike

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për themelimin e bllokut rregullues të sistemeve energjetike

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST), kanë nënshkruar marrëveshja e themelimit të Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri (Blloku AK).

Operimi si bllok rregullues i përbërë prej dy zonave rregulluese KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektroenergjetike si nga aspekti teknik ashtu dhe ai ekonomik.

Sipas një komunikate të KOSST, Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dy sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve.

“Marrëveshja në fjalë është nënshkruar, në dijeni të ENTSO-E, me pëlqimin e dy rregullatorëve nacionalë të energjisë ZRrE (Kosovë) dhe ERE (Shqipëri). Kjo marrëveshje është parakusht për operimin e pavarur të KOSTT-it dhe parashihet të hyjë në fuqi në prill 2020, pas nënshkrimit dhe fillimit të implementimit të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E”, thuhet në komunikatë.

“Marrëveshja është po ashtu në përputhje me kërkesat e reja të Kodit të Rrjetit të ENTSO-E që ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit të OST-ve (Operatorët e Sistemit të Transmetimit) në funksion të operimit të sigurt të Sistemeve Energjetike si dhe minimizimit të kostove të operimit”.

“Me këtë, fillon bashkëpunimi i parë konkret i shkëmbimit të rezervave në kuadër të dy tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri me synimin e mëtejmë për jetësimin e Bursës së përbashkët të energjisë (APEX) në kuadër të së cilës do të mundësohet që edhe palët e tjera tregtare të bëhen pjesë e bursës që do të themelohet së shpejti. Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M. Shala theksoi se kjo është marrëveshje historike për Kosovën dhe KOSTT-in, meqë deri më tani ne si KOSTT kemi qenë brenda Zonës Rregulluese serbe (EMS), gjegjësisht brenda bllokut rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe tani me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me OST (Shqipëri) dhe fillimin e implementimit të saj në prill të vitit 2020, definitivisht shkëputemi nga ombrella e Zonës Rregulluese serbe EMS dhe bëhemi pjesë e Bllokut Rregullues me OST Shqipëri, ku me implementimin e kësaj marrëv eshje rritet dhe garantohet siguria e operimit dhe balancimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, sipas standardeve të kërkuara nga ENTSO-E”, vijon njoftimi.

Skerdi Drenova, administratori i përgjithshëm i OST, theksoi se krijimi i bllokut të kontrollit “OST-KOSTT”, garanton sigurinë e operimit për të dy sistemet elektroenergjetike dhe krijon kushte të favorshme për shfrytëzimin optimal të burimeve gjeneruese brenda bllokut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori