Në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Qeverisë së Republikës së Francës, Michel Sapin kanë nënshkruar Protokollin Financiar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës se Francës.
Ky protokoll financiare i paraprin marrëveshjes financiare e cila do të ofroj mbështetje financiare për realizimin e projektit për përpunimin e ujerave te ndotura te qytetit të Prishtinës. Ky Projekt është pjese e prioriteteve te zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Mbështetja financiare do të shërbej për financimin e ndërtimit dhe operacionalizimin e uzinave të përpunimit të ujërave të ndotura. Kjo mbështetje jepet në formë huaje nga ana e Thesarit francez në shumën prej 66 milionë euro se bashku me financimin lokal të Qeverisë së Kosovës në shumën prej 20 milionë. Huaja i jepet Kosovës nga Franca me afat kohor prej 30 vitesh nga e cila 5 vitet e para janë pa detyrim shlyerje ndërsa pas 5 viteve interesi do të jetë 0.036%.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, nënshkrimin e protokollit financiare e vlerësoj lartë dhe shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin edhe më të ngushtë me shtetin e Francës.
“Nënshkrimi i protokollit financiar tregon edhe njëherë përkushtimin e shtetit Francez për ta ndihmuar Kosovën në segmente të ndryshme te zhvillimit të saj dhe gjithashtu kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovë për të krijuar kushte dhe për të siguruar një ambiente sa më të pastër për qytetarët e vendit”, shtoi ministri Avdullah Hoti.
Ndërsa, ministri francez i Financave Michel Sapin vlerësoi lartë nënshkrimin e marrëveshjes dhe theksoi se kjo marrëveshje është edhe një hap me tutje drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës