LAJMI I FUNDIT:

Kosova drejt një shoqërie evropiane…!

Kosova drejt një shoqërie evropiane…!

Pasqyrimi i parë se çfarë paraqet Evropa, për shumicën e shoqërisë kosovare është liberalizimi i vizave dhe migrimi. Është shumë komplekse kjo çështje, duke i parë kushtet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet qytetari çdo moment dhe duke mos pasur shpresë për të ardhmen. Dhe, sa herë që përmendet fjala ardhmëri, nënkuptohet diçka absurde, apo diçka që do të arrihej vetëm me punë dhe mund jashtë Kosovës.

Sa tragjike të shohësh skamnorë në këto ditë dimri, që siç po shihet Zoti po u ndihmon, duke mbajtur mot më i mirë për ta. Edhe më keq të shohësh rininë pa të ardhme, pa shpresë dhe të venitur nga realiteti. Sa do të kishim dëshirë që kjo të jetë një ëndërr! Por, jo! Jetë e çuditshme kjo! E ëndërrojmë realitetin dhe e jetojmë ëndrrën! Prapë e njëjta gjë! Prapë shpresë se do të bëhet mirë për gjeneratat e reja, për fëmijët tanë, por jo. Kështu thanë edhe prindërit tanë, gjeneratat tona dhe prapëseprapë po sillemi rreth një boshti i cili të çon askund, vetëm se bëjmë rrugë koti.

E, si arrihet Evropa kështu?! Besa Evropa kërkon garanci për të ardhmen, si një ndër kushtet kryesore, për të na futur nën ombrellën e vet. Në të kundërtën do të mbesim të izoluar në vete, pa të ardhme, pa shpresë dhe nën mëshirën e Zotit dhe fatit. Nuk kemi hapa konkretë për një të ardhme evropiane. Gjithçka që shihet është një kaos, shihen antivlera, shthurje dhe shfrenim. Eh, sikur bibliotekat të ishin të mbushura aq sa kafenetë! Një Zot e di sa larg do të ishim, larg këtij realiteti dhe shumë afër Evropës e botës.


Nuk do të ketë Evropë pa një sistem të mirëfilltë arsimor, nuk do të ketë Evropë pa një ekonomi të zhvilluar e stabile, nuk do të ketë Evropë pa një shëndetësi të “shëndoshë” dhe nuk do të ketë Evropë pa kualitete dhe koncepte të reja në shërbim të demokracisë dhe zhvillimit. E si të ketë Evropë, derisa nuk kemi siguri edhe në hapat që ne bëjmë?! Derisa e vetmja gjë që na pret nga çasti në çast dhe që na shoqëron në çdo lëvizje është vdekja?!

Evropa vetëm se i shmanget rrezikut që i kanoset nga shtetet e reja dhe shtetet në tranzicion. Nuk i do nën administrimin e vet ato vende, që janë burim i dukurive negative dhe që kërcënojnë paqen dhe sigurinë. E fatkeqësisht, Kosova rangohet në një listë të tillë dhe me të tilla probleme. Evropa nuk e do afër vetes një Kosovë pa koncepte dhe plane konkrete për progres e përparim dhe pikërisht për këtë gjë ne ndihemi shumë inferiorë ndaj saj.

Na duhet edhe shumë punë për të bërë! Duhet filluar me koncepte e ide të reja, me veprime të reja, të pranuara nga të gjithë, të përpiluara nga ekspertë dhe të aplikueshme nga secili, për një të ardhme evropiane në një Kosovë evropiane.

Por, Evropa nuk është gjithçka. Edhe në Evropë ka vështirësi dhe sfida të shumta të cilat nuk janë të favorshme për qytetarin. Jo kushtimisht, ne si shoqëri kosovare dhe si shtet duhet t’i plotësojmë kriteret, vetëm e vetëm për t’u bërë pjesë e Evropës, por se ato kushte na duhen neve si shoqëri për të pasur një jetë më të mirë, të ardhme të sigurt dhe stabilitet jetësor. Pra përfundimisht, këto kritere na forcojnë si shtet, na fusin në konkurrencë me shtetet e rajonit dhe rrugën drejt progresit dhe jo detyrimisht na kushtëzojnë të jemi pjesë e Evropës.

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori