Shqiptarët janë të afërt, të ngrohtë dhe dallohen për mirësjellje. Këto janë përshtypjet e 47-vjeçarit nga Spanja, Jose Carlos Rodrigo.
Ai sqaron për Telegrafin se me shqiptarët u njoftua përmes veprave të Ismail Kadaresë, të cilët për rastësi i kishte hasur në raftet e një biblioteke të vjetër të Madridit. Kjo njohje kishte ndodhur në vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar. Për më tepër, ai e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës, pikërisht për veprat e Kadaresë.
Jose thekson se kandidati shqiptar për Çmimin Nobel në Letërsi, ka ndikuar në krijimin panoramës për Shqipërinë tek ai dhe te një pjesë e spanjollëve që kanë lexuar veprat e tij.
“Në veprat e Kadaresë Shqipëria duket një vend mbresëlënës. Por, ajo që bie në sy në veprat e shkrimtarit shqiptar, është metoda shumë interesante e asociimit të dimrit të ftohte më Shqipërinë komuniste – ku përshkruhej gjendja e rënde në të cilën ndodhej vendi gjatë regjimit të Enver Hoxhës, me çka është krijuar një përshtypje se shqiptarët janë popull lindor, p.sh. rus”, ka thënë ai për Telegrafin.
Sipas tij, jeta që e bëjnë shqiptarët i duket e ngjashme me atë të cilën e bëjnë edhe spanjollët, duke shtuar se “vëren njerëz në rruge duke biseduar, duke u shëtitur, por që janë mendjehapur”.
Studiuesi spanjoll thekson se ajo që i ka pëlqyer më së shumti atij është se ka vërejtur se ballkanasit i janë dukur më mesdhetarë se që ka pritur ai.
Duke folur për letërsinë shqipe, ndonëse nuk pretendon se e njeh mirë, thekson se vlerat si mikpritja dhe afërsia janë pjesë përbërëse e kësaj letërsie.
“Disa prej shkrimtarëve shqiptarë që i njoh, përveç Ismail Kadaresë, është edhe Fatos Kongoli, publicisti Fatos Lubonja, Ornela Vorpsi etj.. Tek këta shkrimtarë kam vërejtur karakter te fortë: brenda tyre gëlon gjaku. Janë shkrimtarë që kanë shpirt, për dallim prej shkrimtarëve tjerë të botës që nuk i kanë dhënë shpirtin në këtë mënyrë veprave të tyre”, ka thënë ai.
Si dëshirë e tij mbetet që të dalë në jetë një botim i tij, përmes të cilit ai do t’ua transmetonte spanjollëve përshtypjet për shqiptarët, porse kjo është shumë e vështirë “në gjendjen të cilën ndodhet letërsia në vendin e tij”.
“Është e vështirë ta transmetoj atje këtë fakt. Do ta shkruaj një libër. Preokupimi im kryesor është se si ta transmetoj mendimin tim për Shqipërinë e për shqiptarët. Ne në vendin tonë kemi një krizë të madhe të të interesuarve për të lexuar këto lloj veprash. Atje njerëzit janë më të prirë për libra të llojit ‘50 hijet e Greit’, që kryekëput kanë autorë komercialistë”, ka shtuar Carlos Rogdrigo.
Duke bërë krahasime në mes shqiptarëve dhe spanjollëve, ai ka theksuar se që shqiptarët janë më të shoqërueshëm sesa spanjollët dhe më dhe më inteligjentë në mënyrën se si mendojnë.
“Shqiptarët flasin, por edhe dëgjojnë. Ndërsa, në Spanjë, njerëzit flasin me tepër sesa që dëgjojnë. Atje komunikohet shumë më pak, për arsye se komunikimi behët përmes teknologjisë. Këtu mund të flasësh me lehtë, sepse shqiptarët të afrohen më shpejtë dhe janë të hapur për komunikim”, ka thënë ai.
Jose, duke i treguar përshtypjet e para, me të mbërritur në Kosovë, thekson se ajo që ka parë është një lloj modernizimi i këtij vendi – ndërtesa dhe objekte të shtrenjta dhe të bukura. Madje, sipas tij, nëse bazohesh në ndërtime, Kosova nuk duket të jetë një vend i varfër.
Ndonëse është vetëm dita e dytë e tij dhe nuk e ka të qartë se cilat objektet kulturore dhe historike do t’i vizitojë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai ka theksuar se një objekt të cilin e ka patur qysh prej Spanjës në agjendë për ta vizituar, është monumenti i cili simbolizon lindjen e shtet të Kosovës: New Born-i, i cili i duket interesant. Ai madje nuk harron të tregojë se e di se ky monument është edhe në klipin e këngëtares Rita Ora.
Rexhep Qosja, sipas Carlos Rodrigos, është shkrimtari të cilin ai e njeh nga radhët e shkrimtarëve të Kosovës dhe këtë ai thekson se e ka mësuar përmes Kadaresë, i cili e ka përmendur Qosen. Por, thotë se i vjen keq që veprat e tije nuk ka arritur t’i lexojë, sepse nuk janë të përkthyera në gjuhën spanjolle.
Jose ka një mesazh për shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi, e ai është se Evropa ka nevojë për një shkrimtar të fuqishëm nga Kosova.
“Shkrimtarët le të shkruajnë edhe në gjuhë tjera, si në anglisht ose frëngjisht”, ka shtuar Carlos Rodrigo.
Ndryshe, Hoze Carlos Rodrigo ndodhet në Kosovë, meqë ka filluar Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që zhvillon punimet nga data 17 deri më 28 gusht, në Prishtinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kuvendi nuk miraton nismën e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/Kuvendi-i-Maqedonise-380x233.png)
Kuvendi nuk miraton nismën e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë
![Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Ministria-e-Mbrojtjes-MK-380x233.png)
Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme
![Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rasti-i-kqz-1024x576-1-380x233.png)
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ambasada-gjermanee-780x439.jpg)
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
![Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rasti-i-kqz-1024x576-1-780x439.png)
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin