Në Odën Ekonomike të Kosovës, u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, ndërsa pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.
Ministri i Financave Avdullah Hoti duke vlerësuar lart nënshkrimin e marrëveshjes tha se “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me shtetet me të cilat ka bashkëpunim ekonomik dhe me vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare, të arrijë marrëveshje të tilla”.
“Britania e Madhe është njëri ndër shtetet i cili ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit të Kosovës. Kjo Marrëveshje është dëshmia më e mirë se sa kemi përparuar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Gjithashtu ne besojmë se kjo marrëveshje do të ndikoj edhe më shumë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik e sidomos në ngritjen e investimeve të bizneseve britanike në Kosovë”, tha Ministri Hoti.
Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, tha: “Së bashku me Ministrin Hoti kemi dashur që nënshkrimi të bëhet sa më afër bizneseve sepse ata janë përfitues. Jam i sigurt se kjo Marrëveshje do të shërbejë në inkurajimin e mëtutjeshëm të tregtisë dhe investimeve bilaterale”.
“Thithja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i bilancit tregtarë janë gjëra që Kosova duhet ti adresojë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe prosperitetit të qytetarëve të saj. Kjo marrëveshje gjithashtu përmban masa mbrojtëse të rëndësishme për parandalimin e evazionit fiskal, që tregon për përkushtimin tonë të përbashkët drejt mbrojtjes së të ardhurave kombëtare”, tha Ambasadori O’Connell.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu u shpreh se “Në kalendarin e aktiviteteve të Odës Ekonomike të Kosovës të cilat janë të shumta nënshkrimi i marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është krye aktiviteti që do të karakterizojë këtë vit. Dua të besoj që është një marrëveshje e cila do të gjeneroj rezultate pozitive multiplikative në interes të zhvillimit ekonomik të Kosovës por edhe në forcimin e partneritetit me Mbretërinë e Bashkuar”.
“Një marrëveshje e tillë hap mundësi të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe një marrëveshje me përparësi psikologjike për inkurajimin e investitorëve të huaj në veçanti nga Mbretëria e Bashkuar për të investuar në Kosovë. Pa anashkaluar rëndësinë e përmirësimit të imazhit të Kosovës për investitorë të huaj sepse që nga sot edhe Kosova është në grupin e shumë shteteve të fuqishme ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar që kanë marrëveshje të tillë në fuqi”, tha në fund kryetar i OEK-ut Safet Gërxhaliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania