LAJMI I FUNDIT:

Kosova, 25 mijë euro Majlindës

Kosova, 25 mijë euro Majlindës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (10.000 ), Ministria Jashtme (10.000) dhe ajo e Industrisë dhe Tregtisë (5.000) së bashku i kanë ndarë 25.000 euro për xhudisten Majlinda Kelmendi për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare. Kjo u bë e ditur në konferencën e sotme (e martë) me gazetarë e organizuar nga MKRS.

Ministri Memli Krasniqi ka bërë të ditur se mbështetja institucionale për Majlindën nuk do të mungojë . “Sukseset e Majlindës na kanë lehtësuar shumë punën për të lobuar. Tregimi për Majlindën ishte kyç për inicimin e kësaj çështjeje në Parlamentin Evropian nga raportuesja Ulrike Lunacek”, ka thënë Krasniqi duke potencuar se sporti dhe sportistët do ta kenë përkrahjen e ministrisë që ai e drejton.

Majlinda ishte shumë mirënjohëse për këtë ndihmë dhe për mbështetjen institucionale në rrugëtimin e saj. Përzgjedhësi Driton Kuka ka bërë të ditur se me 23-25 maj në Quebec të Kanadasë do të vendoset se nën flamurin olimpik, kombëtar ose shtetëror Majlinda do të marrë pjesë në LO Londra 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Liga e Kampionëve
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'

La Liga
Kalo në kategori