Korrupsioni nuk duhet të jetë justifikim për t’i penguar investimet në Kosovë. Pasi që korrupsioni ekziston edhe në Itali, ku ka investime jashtëzakonisht të mëdha. Bazike mbetet zgjedhja e partnerit të duhur, në vendin ku do të investosh, gjë që i bënë të panevojshme gjykatat perfekte dhe nuk sjellë kurrfarë probleme.
Kështu pohoi ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes Odes Ekonomike të Kosovës dhe Agjensionit Italian për Tregti të Jashtme, promovim dhe internacionalizim të ndërmarrësisë Italiane (ITA).
Ferrarese tha se është e kotë që të bëhen organizime të mëdha politike, nëse nuk mbështeten nga ekonomia dhe familja. Ndërsa, e quan të padrejtë një disbalanc të tillë tregtar, i cili ekziston mes Kosovës dhe Italisë.
“Problemi i punësimit në Kosovë është problem ekonomik, mirëpo dhe politik. Prandaj, ne insistojmë shumë jo veten në Itali por dhe tek miqtë tjerë Evropian dhe i ftojmë të vijnë këtu sepse mund të kontribuojnë jo vetëm në stabilitetin por dhe në rritjen ekonomike. Ky është vendi i pestë që unë punoj jashtë Italisë por shumë rrallë më ka rastis ta shoh një rini kaq të jashtëzakonshme dhe të gatshme për të punuar. Kur flasim për pengesa, përmendet shumë shpesh korrupsioni. E dimë që korrupsioni ekziston këtu, ekziston në Itali. Mirëpo në Itali ka investime jashtëzakonisht të mëdha. Kështu që ky nuk është justifikim për t’i penguar investimet dhe punën. Tregtia jonë është rreth 300 milionë. Sfida tjetër është ajo e arritjes së balancit. Nuk është normale dhe as e drejtë që ne eksportojmë 220 milionë, ndërsa ju në Itali 80 milionë”, tha ai.
Kurse, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se Kosova duhet të bëjë më tepër në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes me qëllim që të ketë sa më shumë kompani italiane në Kosovë, pasiqë këto investime në vendin tonë janë minore.
“Vet fakti që në Serbi janë 500 kompani italiane, besoj që duhet të na obligoj që të bëjmë më tepër për të përmirësuar ambientin dhe kompani italiane të kemi më tepër në Kosovë. Nëqoftëse i analizoni investimet e huaja në Kosovë, në veçanti të Italisë janë vërtetëminore, sepse kanë filluar nga zeroja. Mirëpo, besoj se është koha kur duhet t’i bëjmë më tepër pyetje ndaj vetvetes se çka duhet të bëjmë që ata t’i kemi në Kosovë. Pas raportit të fundit nga organizatat e ndryshme që merren me matjen e indikatorëve të ndryshëm, vet fakti që kemi këtë shkallë të korrupsionit dhe këtë mangësi të sundimit të rendit dhe ligjit, dua të besoj që do të jetë objektiv i çdo qeverie që do të vijë në të ardhmen”, tha ai.
Ndryshe, nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes Odes Ekonomike të Kosovës dhe Agjensionit Italian për Tregti të Jashtme, promovim dhe internacionalizim të ndërmarrësisë Italiane (ITA), u cilësua si një mundësi e mirë drejtë hapjes dhe intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar