Korrupsioni një fenomen që sfidon të ardhmen e Kosovës
Korrupsioni konsiston në ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme të cilat kanë të bëjnë me kërkim të mitës, marrje të mitës, marrje të ryshfetit indirekt, arbitrim të paligjshëm, trafikim të influencës, pagesë ilegale ose kërkim të dhuratave të paligjshme, pagesë të tarifave të cilat janë në disproporcion me shërbimet e kryera, veprime korruptive gjatë procesit zgjedhor (cenim të së drejtës së zgjedhjes dhe sistemit demokratik të zgjedhjeve), veprime me të cilat sigurohet dëshmi, ekspertizë apo përkthim i rremë gjatë procedurave gjyqësore, me synimin që të pengohet zhvillimi i procedurës penale ose që të nxirren vendime gjyqësore të favorshme etj., të kryera me qëllim të përfitimit material të paligjshëm.
Korrupsioni për çdo vend, në çfarëdo forme që ai paraqitet, shkakton pasoja të shumta, shpeshherë të pallogaritshme. Pasojat e tilla mund të jenë të natyrës socio- ekonomike, politike, psikologjike etj. Si i tillë, korrupsioni e dëmton buxhetin e shtetit, duke penguar investimet ekonomike të investitorëve potencialë, ndërtimin e infrastrukturës rrugore, zgjerimin e rrjetit shkollor, shëndetësor etj., përmirësimin e pozitës materiale të punonjësve që financohen nga buxheti shtetëror, pensionistëve dhe atyre që kanë nevojë për asistencë sociale. Po ashtu, korrupsioni duke qenë i ndërlidhur me ekonominë, biznesin, tenderimet, jetën politike etj., ndikon drejtpërdrejti edhe në paraqitjen e tronditjeve shoqërore dhe të krizave të ndryshme qeveritare. Ai shkakton ngecje në zhvillimin ekonomik, në reforma politike e institucionale, pengesa e vështirësi në integrimin e vendit në organizata e institucione ndërkombëtare, antipati ndaj shtetit të tillë “problematikë” etj. Në fakt, korrupsioni, sidomos kur me te merren personat që ushtrojnë funksione të larta publike, shkakton edhe humbje të shpresës së qytetarëve lidhur me perspektivën e tyre dhe të vendit, sepse krijohet përshtypja se ai është i pamposhtur.
Sipas disa parashikimeve dëmet që i shkakton korrupsioni sot në botë tejkalojnë disa herë dëmet që shkaktohen nga format tjera të kriminalitetit klasik dhe ato vlerësohen në miliarda dollarë. Edhe sa i përket Kosovës dëmet që shkaktohen nga kjo veprimtari kriminale konsiderohet të arrijnë, në miliona dollarë për çdo vit.
Se sa serioze është çështja e korrupsionit në Kosovë mjafton të prezantohen vetëm disa nga vlerësimet e konstatimet që disa organizata, institucione dhe personalitete me ndikim në skenën ndërkombëtare i kanë dhënë gjatë muajve të fundit të vitit 2011 lidhur me këtë dukuri kriminale. Në këtë aspekt, vlerësohet e nevojshme të përmenden:
1. Raporti i Organizatës Ndërkombëtare Transparency Internacional i publikuar lidhur me gjendjen e korrupsionit në botë, i cili Kosovën e radhit në vendin e 110, me vetëm 2.8 pikë, gjegjësisht me pozitën më të keqe në Evropën Juglindore.
2. Të gjeturat përmbledhëse të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm të OKB-së për Zhvillim sipas të cilave njëra prej sfidave kyçe për Kosovën paraqitet ajo që ka të bëj me shkallën e pranisë së korrupsionit në vend.
3. Njoftimi i bërë publik nga Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z.Hasan Preteni sipas të cilit institucioni që ai drejton vetëm gjatë vitit 2011 ka proceduar për në prokuroritë publike kompetente mbi njëqind raste të dyshuara për korrupsion të nëpunësve publikë.
4. Prononcimi i Komandantit të Krahut Jugor të NATO-s z. Mark Fitzgerald sipas të cilit Kosovën askush nuk e rrezikon nga jashtë, por kërcënimet më të mëdha për sigurinë e saj janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.
5. Deklarata e Raportuesit të Komitetit për Ekonomi dhe Siguri të NATO-s z.Lordi John sipas të cilës institucionet e Kosovës dhe elita politike e saj kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit.
6. Informata e prezantuar në Gazetën “Ekonomisti” që mban datën 11 korrik 2011 sipas të cilës korrupsioni mund të pengojë investimet ekonomike të Qeverisë së Britanisë së Madhe në Kosovë, mbështetur në arsyetimin e dhënë nga një zyrtar qeveritar në Londër se për qeverinë britanike Kosova konsiderohet një vend ku korrupsioni vazhdon të jetë në përmasa shqetësuese.
7. Deklarata e dhënë nga Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel gjatë vizitës së shkurtër që i bëri Kosovës gjatë muajit dhjetor 2011 sipas të cilës krerët e lartë të institucioneve të Kosovës kanë përgjegjësinë kryesore për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.
8. Deklarata e drejtuesve të kompanisë për prodhimin e automjeteve të tipit ‘Mercedes” dhënë në ditët e fundit të vitit 2011 sipas të cilës kompania e tyre nuk do të furnizoj Qeverinë e Kosovës me makina që ajo i prodhon, me arsyetimin se ekzistojnë dyshime serioze të përfshirjes së zyrtarëve të saj në veprimtari korruptive.
9. Perceptimi i opinionit publik të Kosovës sipas të cilit shkalla e korrupsionit në vend është e lartë dhe shqetësuese.
Një gjendje e tillë determinon brengen e arsyeshme që ekziston te qytetarët e Kosovës lidhur me të ardhmen e vendit të tyre. Ajo dikton nevojën e parashtrimit të disa pyetjeve si dhe të dhënies së disa konkluzioneve.
Pyetja e parë – A ka Kosova legjislacion përkatës për luftimin e korrupsionit. Përgjigja në këtë pyetje sigurisht se është pozitive. Kosova çështjen e luftës kundër korrupsionit si dhe të llojeve tjera të veprave penale, në radhë të parë, e adreson në kuadër të Kodit Penal. Në funksion të avancimit të kësaj lufte Kosova ka nxjerrë edhe Ligjin Kundër Korrupsionit si një ligj specifik. Po ashtu, institucionet e vendit kanë nxjerrë edhe shumë ligje të tjera që janë në funksion të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.
Pyetja e dytë – A ka Kosova mekanizma shtetëror të mjaftueshëm për luftimin e korrupsionit. Edhe në këtë pyetje përgjigja gjithsesi është pozitive. Kosova si i ka të gjitha institucionet klasike të luftimit të krimit: policinë, prokuroritë publike dhe gjykatat. Për më tepër, Kosova ka themeluar edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe aktualisht po pretendohet themelimi i një Këshilli kundër korrupsionit nga ana e Presidentes së vendit. S’do koment fakti se në një vend të përkushtuar për luftimin e krimit institucionet klasike vlerësohen të mjaftueshme për ta shpartalluar atë. Ndërsa në një vend ku mungon ky përkushtim edhe po të krijohen dhjetëra institucione tjera lufta kundër këtij fenomeni jo vetëm që do të çalojë, por edhe do të mungojë fare, ose do të jetë simbolike. Së këndejmi, vlerësoj se institucionet e tilla jo vetëm që nuk do të arrijnë ta avancojnë luftën kundër korrupsionit, por për më tepër ato veçse do ta rëndojnë buxhetin e Kosovës, edhe ashtu të rënduar tejmase nga një administratë megalomadhe që është krijuar.
Pyetja e tretë – A kanë përgjegjësit institucional vullnet për ta luftuar korrupsionin. Në këtë pyetje përgjigja sigurisht se është negative. Në Kosovë krerët institucional, të paktën deri më tash, vetëm deklarativisht potencojnë çështjen e luftës kundër korrupsionit, por vullneti i tyre real nuk ekziston për ta luftuar atë. Korrupsioni në Kosovë ka shënuar shtrirje të gjerë dhe ka bërë çerdhe në tëra hallkat e pushtetit shtetëror. Vetëm ky fakt tregon se sa ka përkushtim nga institucionet përgjegjëse të vendit për ta luftuar korrupsionin. Qeveria e Kosovës për arsye se zyrtar të saj me shumë ndikim dyshohen për korrupsion nuk tregohet aq e interesuar dhe e përkushtuar për të luftuar këtë dukuri. Organet e drejtësisë penale, sidomos gjykatat duket të jenë të ndikuara nga politika dhe të pafata për tu përballur me sfidën e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Së këndejmi, më shumë se ironike ishte kërkesa e kreut të Gjykatës Supreme të Kosovës kur ai ditë më parë kërkon që gjyqësia vendore të sfidohet me raste të krimeve të rënda, në kushtet kur gjykatat e vendit kanë me dhjetëra e mijëra lëndë të pazgjidhura, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me përgjegjësi penale të personaliteteve me ndikim në jetën publike të vendit, të cilat në vend që t’i zgjidhin i kanë lënë në sirtarë që të njëjtat të parashkruhen.
Pyetja e katërta – A ka mbështetje ndërkombëtare lufta kundër korrupsionit në Kosovë. Përgjigja në këtë pyetje mund të jetë me një po të përgjysmuar. Kështu, edhe pse EULEX-i ka marrë për sipër hetimin dhe procedimin e disa rasteve, ajo që është bërë deri më tash lë shumë për tu dëshiruar. Në anën tjetër, zërat e akterëve të politikës ndërkombëtare që adresojnë nevojën e luftimit të korrupsionit në vend megjithatë janë shumë të pranishme. Por, sigurisht ata duan që në këtë aspekt të sfidohen kosovarët, sepse ata duan qe lidershipi i Kosovës të dëshmojë aftësi dhe vullnet për tu përballur me krimin dhe me sfidat tjera të qytetërimit modern, sepse vetëm atëherë kur ata binden për këtë do të shtojnë zërat e përpjekjet që Kosova të përkrahet tutje në rrugëtimin e saj drejtë BE-së.
Pyetja e pestë (e fundit) – Cilat janë pasojat të cilat substancialisht do ta godasin Kosovën nga korrupsioni masiv që e ka përfshirë atë. Të tilla pasoja mund të jenë:
1. Vështirësia, gjegjësisht pamundësia e anëtarësimit në organizata rajonale e ndërkombëtare;
2. Dëmtimi i tejskajshëm i buxhetit shtetëror;
3. Mungesa e investimeve nga investitorët vendor e të jashtëm;
4. Ofrimi i shërbimeve të dobëta publike për qytetarët, si në lëmin e arsimit, kulturës, shëndetësisë, telekomunikacionit etj;
5. Thellimi i krizës ekonomike dhe paraqitja e mundshme e trazirave sociale;
6. Vazhdimi i trendit të izolimit të vendit dhe ngecja në përfitimin e njohjeve të reja ndërkombëtare;
7. Shtimi i të gjitha formave të kriminalitetit në vend, sidomos krimit të organizuar;
8. Mungesa e reformave politike e institucionale etj.
Përballë kësaj gjendje, është detyrë ligjore e akterëve kryesorë institucional që të ndërmarrin çdo masë të lejuar me ligj dhe kështu të marrin mbi vete përgjegjësinë që kanë për luftimin e korrupsionit dhe të gjitha formave të tjera të kriminalitetit në Kosovë, në mënyrë që vendi një herë e mirë të lirohet nga pasiguria në të cilën ndodhet.
(Autori është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe