Ka apo s’ka, korrupsioni "tope" , kjo është çështja? Kjo këto ditë ishte dilema kryesore nacionale, në Kosovë. Krejt kësaj i dha seriozitetin e duhur edhe përfshirja ndërkombëtare, sepse si e dini, pa përfshirjen e miqve tonë, asnjë debat nuk jep frute. Asnjë dilemë shkencore nuk merr përgjigje. Pastaj, duhet paguar edhe sallat luksoze të hoteleve, ku shoqëria civile i debaton këto tema jetike të shoqërisë tonë.
“Nuk ka”, do të thonë shumica e njerëzve, të mësuar të flasin drejtpërdrejtë, të cilët nuk duan të fshihen pas metaforave, e më së paku pas “topeve” të dikujt. Nuk ka gjini korrupsioni, do të thonë! Nuk ka “tope”. Është thjesht korrupsion, dukuri kjo krejt e përditshme në shoqërinë tonë, krejt e zakonshme, më e zakonshme se sa një rrufë koti.
Por, ndryshe mendon kryetari i kundër-korrupsionit kosovar, njeriu i cili në dy mandate e drejtoi këtë agjencion të rëndësishëm me pajtimin e gëzueshëm të shumicës në Parlament! Foli si i ka hije një zyrtari serioz. Në fund të fundit, në çdo degë të pushtetit ka komisione antikorrupsion. Ka edhe presidenca, e cila e ka edhe përgjegjësinë kryesore për zhdukjen e kësaj dukurie negative, e cila si u tha edhe në debatin historik në Prishtinë, është kryesisht mashkullore. E tha, ai. Ai i di gjërat në këtë fushë. Pastaj, nuk i takon presidentes të flasë për gjininë e korrupsionit. Është zonjë! Duke marrë në konsideratë përfundimet e debatit, krejt kjo mund të keqkuptohet edhe si luftë mes gjinishë. Pra, më mirë “ai”.
Kështu, njeriu kryesor i kundër korrupsionit thotë se korrupsioni… ka. Ka “tope” . Është mashkull, korrupsioni. Nuk është pa gjini.
Eh, mirë na qenka puna, po thoshte edhe një komentues në rrjete sociale. Mirë që qenka mashkull, se nuk shumohet. Duke qenë se korrupsioni, nga shumë (ar)miq të përbetuar të tij, shpesh është quajtur edhe si “kancer” i shoqërisë, kjo puna e gjinisë nuk është se nuk po na del pa interes. Por… po shumohet?!
E kuptuat për çka është fjala. Në një tryezë me një mision të veçantë shkencor, për të konstatuar gjininë e korrupsionit, u thanë fjalë të rënda për burrat.
E, përse meshkujt qenkan më të korruptuar, këtë nuk e tha “H”. Harroi, apo ndoshta thjesht nuk begenisi të merrej me sqarime, se në fund të fundit e tija është e fundit. Thjesht , na e la në derë turpin, si i thonë fjalës. Do të klithja, “Marre, marre, marre”, sikur ky slogan të mos ishte korruptuar politikisht tashmë.
Sidoqoftë, kjo na jep sa të duash arsye neve meshkujve për një mobilizim mbi baza gjinore. Në fund të fundit, pse jo? Me ofensivën dhe dilemat gjinore të cilat i ka hapur ky civilizimi ynë, hibrid, pak përtej post-modern, nuk është se nuk ka vend për një Lëvizje për të mbrojtur edhe gjininë mashkullore. Burra, bashkohuni!
Por, ku ka burra sot, do të thonë? ”Burrat janë te varret”, do të thoshte ajo lokja e famshme, nga vëllimi i dytë (apo ishte i treti?) i “Prozë popullore nga…”! Por, e dini titullin tashmë!
Pra, s’ka burra. Edhe ata që janë, qenkan të korruptuar. Burrë e shkuar burrave, qenka ai tipi, të cilin kundër-korrupsioni shqiptarë e kapi në flagrancë. “Dil nga vetura” i thanë dhe para kamerave e nxorën rrufeshëm përjashta, duke e lënë “Benzin” e zi, në mes të rrugës, pa shofer. Ai doli pa e prishur terezinë, dhe me siguri në Prokurori do të e ketë marrë edhe një “certifikatë burrërie”. Por, nejse, ai si prokuror e ka ditur se çfarë po bënë.
Pastaj, edhe në Kosovë, një prokurore sikur u kap këto ditë, në flagrancë. Por, nuk u bë e madhe, pasi doli të ishte femër. Kosova gjithnjë është Sui Generis. Derisa në Parlamentin shqiptar për shembull kacafyten burrat, te ne ndodhë e kundërta. Femrat , të cilat edhe përbëjnë 30 për qind të popullatës së Parlamentit, nuk dorëzohen përpara korrupsionit. Ato thonë se ky shtet është i i burrave dhe bazuar në këto në përfundimet e fundit shkencore, na del se ky shtet është i korruptuar me 70 për qind!
Me thanë të drejtën, po të ishte vetëm fjala e shefit të kundër-korrupsionit, nuk do ta merrja për deklaratë shumë serioze, e aq më pak shkencore, e sidomos dramatike. Njeriu nuk është se na krijon probleme. E përmend me raste se ka korrupsion dhe kaq.
Por, as kryeministri shqiptar (në tekstin e mëtejmë lexo: Edi ), nuk na lë që këtë çështje të e mbyllim me kaq pa e dëgjuar edhe fjalën e tij. Edhe ai insiston se korrupsioni ka gjini. “Ka tope”, pajtohet edhe Edi. E gjeni në “Google” .
Dorën në zemër, Edi, doli vërtetë të ketë… “tope”! E dëshmoi duke u përballur me shumëçka që konsiderohej krim, përfshirë atë që quhej “Canabis Sativa”, apo përkthyer në shqip: guxoi të përballej me Lazaratin. Por, duhet të i ketë ngatërruar gjërat Edi. Lazarati hyn te krimi, jo te korrupsioni, Edi. Nejse, e more në qafë kot Lazaratin!
Eh, u ngatërruam keq , me këtë punën e gjinisë, korrupsionit dhe të krimit. Pastaj, nuk është se veç Edi, paska… guxim. Doli se edhe kryeparlamentari Meta të ketë… burrëri. E kuptuat tashmë se çka! Pra, erdhi në Kosovë të ndërmjetësojë në mes të opozitës dhe pozitës. Krejt mediat kosovare e kapën lajmin, pa e ngatërruar krejt këtë me korrupsionin, gjininë, por e shtruan me të drejtë si çështje të pajtimit . Pastaj përse të shtrohet si çështje tjetër, kur të gjithë pajtohen se këndej shteti është i korruptuar. Edhe opozita, pak a shumë. Jemi vëllezër, andej dhe këndej. Poshtë dhe lartë.
Pastaj, si u pa, korrupsioni nuk është çështje shtetërore, as kombëtare. Është gjinore. Ka…!
Nejse, të dashur miq, nuk është se doli gjë nga ky debati për konstatimin e gjinisë. Ishte veçse një konstatim politik. Nuk ishte shkencë. Nuk pajtohem, me një fjalë.
As nga pajtimi pozitë-opozitë në Kosovë nuk doli gjë. Donika, pasi nuk ndërlidhet me korrupsionin, vazhdon të mbetet në burg. Albini po ashtu ndodhet në Dyz. Kjo nuk ka të bëjë me korrupsionin. Po e “shërojnë” prej varshmërisë! Nuk po i japin “dozë” lotsjellësi. Edhe Fisi ka telashe me internetin, në arrest shtëpiak. Ja kanë korruptuar rrjetin. Jeton në realitetin virtual këto ditë.
E korrupsioni, si fenomen ?
Lëre fare! Karavani ecë, e ne mbajmë konferenca për çështje serioze shkencore. Edhe korrupsioni pavarësisht se çfarë ka në të brendshmet e veta, po lulëzon. Mirë u bë, se nuk doli të jetë femër. Shteti ynë edhe pse i korruptuar, është gjentil: nuk çon dorë në femra! Kështu… ka gjasa. Megjithëse, shteti nuk çon dorë as në vetveten…eh!
Pra, të dashur miq, ishte ky një shkrim për shoqërinë tonë civile e cila merret me tema serioze shkencore: me “thellësinë strategjike” të korrupsionit!
Unë them se korrupsioni është femër!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet