LAJMI I FUNDIT:

Korrupsion me imunitet!

I korruptuari në Kosovë, dikur, në fazën e ngopjes, mund të tregohet edhe i sinqertë dhe të japë vetë dorëheqje nga posti zyrtar që e mban, por që Qeveria, Prokuroria apo Gjykata ta shkarkojnë, iniciojnë hetime, apo ta dënojnë nën këtë akuzë, kjo s’ka bërë vaki deri tash.

Krejt relacioni që e përshkon denoncimin sillet brenda një qarku të mbyllur, që nuk shkon më larg sesa një mllef që shfryhet publikisht nga kreu i Agjencisë Antikorrupsion, që përcillet me një “mbështetje dhe me zotim të fuqishëm” të Qeverisë dhe përfundon, pluhuroset, griset e mbyllet pa ose me një vendim simbolik e qesharak në protokollet e gjykatës.

Korrupsioni në Kosovë nuk mund të thuhet se s’ka bërë një traditë. Pa u marrë me periudhat e mëhershme, vetëm prej se institucionet e vendit si gjuhë të parë zyrtare e kanë gjuhën shqipe, korrupsioni është në përmasa kolosale.


Një dukuri që fill pas luftës nisi të ushtrohet në ndihmat humanitare, duke ua ndërruar destinacionin mbi gjysmës së tyre, aktualisht bëhet me tenderë milionësh që s’kanë lënë segment pa prekur, duke filluar nga ryshfeti për regjistrim a dhënie provimi në fakultet, futja pa rend në sallën e operacionit në spitalin publik e deri te projektet kapitale.

Duke kaluar këto hallka, që realisht janë vetëm teknike, koka e korrupsionit duhet kërkuar tek institucionet politike-publike, që realisht janë burim i pashtershëm i kësaj dukurie, e deri te gjyqësori, i cili po me ushtrimin e nën ndikimin e këtij zanati ua lidh kokën rasteve.

Nëse këto duken të dhëna kuturu apo të pambështetura si duhet, s’janë relevante apo janë tendencioze, mjafton të merren me qindra dosje të Auditorit Gjeneral të Kosovës, ku mund të gjenden qindra raste të shkeljeve flagrante, të keqpërdorimit e të keqmenaxhimit të parasë publike.

Me mungesë e zbrazëti legjislative, me institucione të prekura thellë nga korrupsioni dhe pa ndonjë perspektivë të qartë, Kosova, nëse do të ishte pjesë e saj, do t‘ia prishte “barometrin matës” listës së “Transparency International”, që në arsyetimin e parë mospërfshirja në listë vlerësohet pikërisht për mungesë besimi në një partner vendës që do ta kryente anketën në shtetin e sapothemeluar. Mjaft qartë! Askush në Kosovë s’ka mundur t’ia mbushë mendjen organizatës botërore, që merret me shkallën e perceptimit të korrupsionit, se e ka kredibilitetin e nevojshëm për ta bërë këtë punë.

Dhe, më e keqja nga të gjitha këto, që shihen e preken aktualisht, është se njerëzit në Kosovë mund të mësohen të jetojnë me korrupsionin, të bashkëjetojnë me të pa më të voglin merak. Korrupsioni në Kosovë ka filluar të ketë imunitet të pakufishëm! Tradita po trashet!

Autori është redaktor i rubrikës “Ekopolitikë” në gazetën “Lajm”)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori