LAJMI I FUNDIT:

Korçë, sekuestrohen 47 kg drogë, pranga babait me 2 djemtë

Korçë, sekuestrohen 47 kg drogë, pranga babait me 2 djemtë

Policia e Korçës në sajë të operacionit të koduar “Boboshtica” bënë të ditur se ka arritur të sekuestrojë 47 kg marihuanë. Gjatë operacionit janë vënë të pranga 3 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas informacionit nga policia janë arrestuar babai me dy djemtë, të cilët janë kapur me 37 kg lëndë narkotike. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Kudret Bylykbashi 67 vjeç dhe dy djemtë e tij Altin dhe David Bylykbashi, 37 dhe 33 vjeç.

Sipas policisë 10 kg mariuanë është gjetur në makinën e Bernard Bylykbashit, i cili është shpallur person në kërkim. Nga blutë e Korçës bëhet e ditur se droga e sekuestruar kishte si destinacion shtetin grek. /Shekulli/Telegrafi/