LAJMI I FUNDIT:

Korçë, pushohet çështja ndaj mjekëve, 49 vjeçarja pësoi trompozë

Korçë, pushohet çështja ndaj mjekëve, 49 vjeçarja pësoi trompozë

Ekspertiza mjeko-ligjore e 49 vjeçares Fatbardha Aliko, e cila në qershor të këtij viti humbi jetën në maternitetin e qytetit të Korcës, vërtetoi se gruaja gjeti vdekjen nga një trompozë.

Me rezultatin e ekspertizës mjekoligjore prokuroria mbyll hetimet për mjekim të pakujdesshëm ndaj katër mjekëve të maternitetit të Korçës, njëri prej tyre gjinekologu Gjergj Gjata. Padia u ngrit nga vetë familjarët e viktimës, raportoi BW.

Në qershor, gruaja, nënë e dy fëmijëve, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mitër. 10 ditë më vonë, 49 vjeçarja u gjet e vdekur në tualetin e maternitetit./Telegrafi/