LAJMI I FUNDIT:

Korçë, arrestohen katër persona për falsifikim

Korçë, arrestohen katër persona për falsifikim

Policia e Korçës arrestoi të enjten katër persona të cilët akuzohen për falsifikim dokumentash zyrtare, tek të cilat bënin ndryshimin e gjeneraliteteve kundrejt pagesave.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit, Relis dhe Sytki Mullai, Armand Cenolli dhe Artur Feto.

Sipas policisë, këta shtetas kishin disa kohë që kryenin këtë aktivitet dhe u shërbenin kryesisht personave të cilët kishin probleme me ligjin, raportoi Panorama.

Mësohet se këta shtetas, për ndryshimin e gjeneraliteteve dhe të dhënave të tjera në dokumentet zyrtare, merrnin shuma nga 5000 deri ne 7000 euro./Telegrafi/