LAJMI I FUNDIT:

Konsumimi i alkoolit dhe lindja para kohe

Konsumimi i alkoolit dhe lindja para kohe

Femrat të cilat konsumojnë alkool në fazat e hershme të shtatzënisë janë të rrezikuara që t’i lindin foshnjat e tyre para kohe, njoftojnë shkencëtarët nga Universiteti i Westernit në Australi.

Studimi në të cilin kanë marrë pjesë 4.719 participante, ka treguar se konsumimi i alkoolit në tremujorin e parë të shtatzënisë shton rrezikun e lindjes para kohe në 80%.

Autorët e studimit të publikuar në revistën “British Journal of Obstetrics and Gynaecology” thonë se më shumë se 40% e femrave, të cilat nuk kanë shtatzëni të planifikuar, në javët e para të shtatzënisë nuk janë të vetëdijshme që janë shtatzëna, prandaj e konsumojnë alkoolin në mënyrë të pakontrolluar, kështu që këto shtatzëna janë të prira që foshnjat e tyre t’i lindin para kohe.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori