Konspiracioni i madh botëror – Osama Bin Laden
Në vitin 1982 kur Afganistani ishte ende nën okupimin e Bashkimit Sovjetik, Osama Bin Laden i cili po studionte ndërtimtarinë në të njejtën kohë me urdhër të shërbimit sekret të Arabisë Saudite shkoi në Afganistan ku do të ndërtonte rrugë tunele dhe baza për lëvizjen muxhahedine. Gjithashtu si një njeri që vinte nga një familje e pasur financoi ndërtimin e shumë llogoreve për stërvitjen e vullnetarëve nga shumë shtete myslimane. Në të njëjtën kohë edhe CIA, stërviste dhe furnizonte me armë muxhahedinët në luftë kundër okupimit rus. Në vitin 1990 Osama u kthye në vendlindjen e tij, Arabinë Saudite, dhe në mënyrë të hapur kundërshtoi prezencën ushtarake Amerikane në vendin e tij, duke thënë se ata po i ndotnin vendet e shenjta poashtu duke kërkuar krijimin e një shteti të zotit. Për këtë arsye ju mor nënshtetësia, u dëbua nga vendi por duke marrë me vete një pjesë të madhe të pasurisë së babait të tij i cili ishte një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të ndërtimtarisë në Arabinë Saudite.
Fillimisht Osama ishte vendosur në Sudan por kur Amerikanët kërkuan dëbimin e tij, ai u kthye në Afganistan. Aty së bashku me mjekun egjiptian Aiman Al Zavahiriu themeluan rrjetin Al Qaeda që don të thotë “Bazë”. Al Qaeda fillimisht kishte planifikuar sulme në Jemen, Somali, Arabinë Saudite dhe në fund në SHBA. Ndërkohë që problemet me terrorizmin në Amerikë kishin nisur të shfaqeshin qysh nga vitet 90`, por format fillimimisht ishin konvencionale, së pari përmes mjeteve shpërthyese (lëndëve plasëse) me fuqi shkatërruese, pastaj planifikimet për sulme erdhën duke marrë forma dhe metoda të ndryshme herë të sofistikuara e herë të thjeshta dhe shumë praktike, si antraksi, kërcënimet dhe prodhimi i bombave të ndyta me përbërje nukleare, e deri te përdorimi i avionëve të thjeshtë siç ishte rasti i 11 shtatorit 2001, kur u shembën kullat binjake.
Resurset natyrore – lënda e Parë
Shtetet e fuqishme për të dominuar jo vetëm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht, duhet të kontrollojnë lëndën e parë e cila siguron zhvillimin e ekonomisë botërore. Shtetet në fjalë kanë siguruar për një kohë të gjatë rolin e aktorit kryesor jo vetëm në arenën e marrëdhenieve ndërkombëtare por edhe ate ekonomike, elemente këto që e bënë Britaninë e Madhe të vetmin shtet që arriti të vendos hegjemoninë në marrëdheniet ndërkombëtare në shekullin e 18.
Në këtë kuptim edhe Amerika zhvilloi dy luftëra në Lindjen e Afërt, zyrtarisht për të luftuar terrorizmin, por në fakt siguroi zotërimin dhe përqëndrimin në duartë e saj të lëndës së parë (gazin natyror në Afganistan dhe naftën në Irak dhe të shteteve aleate të Gjirit Persik) për të cilat Kina dhe India do të kenë nevojë shumë shpejt duke qenë se zhvillimi i tyre industrial dhe demografik në 15 vitet e ardhshme do të shterojë burimet natyrore të tyre dhe si rrjedhojë ato do jenë të detyruara të kenë një vartësi politike dhe ekonomike ndaj shtetit që i ka përqëndruar këto të fundit në duart e tij. Prandaj kjo është arsyja përse Moska, Pekini dhe Washingtoni i janë futur një lufte pa krye mbi kontrollin e burimeve natyrore të para siç janë: gazi dhe nafta dhe po zhvillojnë gjithmonë e më shumë teknologji të reja të burimeve energjike alternative.
Këshilltarët Politik, Ushtarak dhe të inteligjencës në emër të mbrojtjes së Lirive dhe të drejtave njerëzore dhe demokracisë, këshillonin presidentët Amerikanë për mundësinë e shterrjes së resurseve amerikane për 25 vitet e ardhshme duke ua bërë me dije se 80% e resurseve botërore gjenden në Euroazi, dhe se 10% e gazrave botërore gjenden në Irak kurse Irani është fuqi botërore sa u përket këtyre resurseve.
Në emër të luftës kundër terrorizmit, armatimit kimik dhe nuklear edhe presidenti George W. Bush sulmoi Irakun dhe kur nuk mundi të justifikonte mungesën e gjetjes së armëve kimike, biologjike dhe atomike, invazionin ushtarak e arsyetoi me shkeljen e të drejtave dhe lirive njerëzore dhe regjimin diktatorial të Sadam Hyseinit. Në këtë frymë edhe specialistët e çështjeve të sigurisë shtetërore, regjionale ndërkombëtare dhe botërore kishin definuar rreziqet dhe kërcënimet e shekullit 21 si në vijim:
– Terrorizmi
– Shkatërrimi i shteteve dhe
– Krimi i organizuar, e tregëtia me mjete nukleare
Pasi që Amerika ka arritur të shtrijë dominimin e vet në Lindjen e Afërtë, Kina si superfuqi ekonimike, sot rrezikohet nga harxhimi i burimeve të veta natyrore brenda 15 viteve të ardhshme. Sipas disa analizave të specialistëve të ekonomisë botërore nuk ka më dyshime që Kina një superfuqi ekonomike sot, në 15 vitet e ardhshme do të ketë përdorur të gjitha burimet e saj natyrore të cilat gjenden në tokën e saj. Si rrjedhojë, kësaj superfuqie ekonomike do t’i duhet të sigurojë lëndën e parë diku tjetër. Andaj, Kina duke qenë e vetëdijshme se ka një numër enorm banorësh të cilët kërkojnë shumë burime, kishte filluar të pregatitej qysh në vitet 60-70 në këtë drejtim, pra sigurimin e resurseve natyrore ne vendet tjera si psh në Afrikë. Qysh nga këto vite ishte zhvilluar një luftë e fshehtë dhe e heshtur në mes shërbimeve sekrete botërore si MI-6 britanik, CSIS kinez, KGB-ja sovjetike, Mossadi, BOSS, shërbimi sekret jugoafrikan, DGST dhe nga fundi i viteve te 60 edhe CIA-s Amerikane.
Në vitet 1960 Afrika ishte kthyer në një nga kontinentet ku zhillonin veprimtarinë e tyre sherbimet sekrete më të fuqishme të botës, për arsye se ajo konsiderohej atëherë dhe sot si vendi me resurse të shumta natyrore, me një popullsi të varfër dhe të pa arsimiuar dhe me një fuqi punëtore të lirë. Shërbimi Kinez, Izraelit, Anglez, Amerikan, kryesisht kërkonin dominim ekonomik, për dallim prej atij Rus i cili kishte arritur edhe të eksportonte modelin rus të revolucionin dhe socializmi si rend shoqëror. Pra kishim të bënim edhe me dominimin ideologjik.
Barack Obama – “Amerikani Afrikano – Mysliman”
Pasi që George W. Bush e kishte kryer pothuajse një pjesë të mirë të punës në Afganistan, Irak dhe thuaja se në tërë Gjirin Persik, Amerika zgjodhi një president të ri që ishte sa fascinuese për ata që predikojnë demokracinë, lirinë dhe të drejtat njerëzore, anti racizmin, por njëkohësisht ishte po aq dëshpëruese kjo zgjedhje për Amerikanët që i urrenin këto “kuazi vlera” sipas tyre. Menjëherë pas zgjedhjes së Barak Obamës për president, ishin shkëmbyer akuza jo shumë të forta mes Osama Bin Ladenit dhe Barack Obamës.
Fillimi i vitit 2011 do të mbahet mend në historinë botërore sidomos atë amerikane për daljen në opinion të sekreteve diplomatike Amerikane nga mbarë bota përmes Portalit Wikileaks. Dhe vlen të përmendet një fakt që pak kush e kishte analizuar dhe hetuar, për herë të parë në historinë e diplomacisë Amerikane, sekretarja e shtetit Hillary Clinton, i kishte ftuar të gjithë ambasadorët e Amerikës kudo që ishin, në mbarë botën që të ktheheshin në vendin e tyre për të marr instruksione të reja diplomatike, sepse sipas të gjitha gjasave diplomacia Amerika po pregatitetj për ndryshime rrënjësore të kursit të veprimit kundrejt sfidave të reja të sigurisë globale dhe dominimit botëror.
Dhe shenjat e para se diçka do të ndryshonte u panë me lëvizjet “demokratike” që po ndodhnin radhazi sidomos në botën myslimane duke filluar nga Afrika e Jugut, Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik. Me radhë, shtetet si Jemeni, Egjipti, Libia dhe Siria po tronditeshin dhe tronditen ende nga lëvizjet e brendshme demokratike e që deri tash disa nga këto vende kanë qenë të njohura si sponzoruesit kryesor të terrorizmit, përveç Egjiptit. Kur bota myslimane dhe opinioni ndërkombëtar po shqetësohej nga këto lëvizje, në Amerikë kundërshtarët e presidentit Barack Obama po venin në pikëpyetje shtetësinë dhe Amerikanizmin e presidentit duke kërkuar që të publikohej certifikata e tij e lindjes.
Nën trysninë e madhe dhe të vazhdueshme të opinionit Amerikan, Shtëpia e Bardhë dhe presidenti u detyruan që ta publikonin certifikatën e tij të lindjes ku për habi shkruante: Barack Husein Obama III.
Për të mbuluar dhe relativizuar të gjitha këto, inteligjenca dhe elita ushtarake Amerikane përgatiten dhe kryen vrasjen spektakulare të kryeterroristit botëror Osama Bin Laden në një vilë të vjëtër në Pakistan, shumë afër qendrës prestigjioze, akademisë ushtarake pakistaneze, në një shtëpi e cila nuk i plotësonte as kërkesat elementare për një jetë normale për një njeri të varfër, e lëre më për një kryeterrorist të trumbetuar siq ishte Osama Bin Laden. Për vdekjen e tij shtypi botëror shkruan përafërsisht kështu: Gjatë viteve të kaluara Osama Bin Laden e kishte humbur rolin e super-trurit, organizatorit dhe urdhërdhënësit të rrjetit terrorist Al Qaeda. Ai ishte një kërcënim i zvogëluar real dhe më shumë ishte një simbol i terrorizmit. Në këtë mënyrë prandaj edhe vdekja e tij është më tepër simbolike.
Arsyeja pse Bin Ladeni ishte vrarë dhe nuk iu kishte dhënë mundësia të gjykohej është për shkak se ndoshta qeveria Amerikane nuk dëshironte që Bin Ladeni të nxirrte tërë sekretet për operacionet e fshehta ushtarake që u zhvilluan nga Amerikanët gjatë luftës së ftohtë në Afganistan. CIA kishte armatosur armatën Muxhahedine të Bin Ladenit në luftë kundër Rusisë në Afganistan.
(Autori është udhëheqës i Divizionit për Analiza dhe Planifikim Emergjent në Agjencinë e e Menaxhimit Emergjent – Ministria e Punëve të Brendshme)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër