LAJMI I FUNDIT:

Konflikohen dy policë bashkiakë

Konflikohen dy policë bashkiakë

Dy policë të Bashkisë së Tiranës u konfliktuan mesditën e të martës rreth orës 15:00 me njëri-tjetrin, në dyert e Drejtorisë së Policisë Bashkiake.

Pas një sherri mes tyre, ata shkuan të sqarohen në një lokal aty pranë, por sqarimi ka degjeneruar në përplasje fizike gjatë së cilës, efektivi Endri Durrsi goditi me qytën e armës kolegun e tij, Dilaver Shkreli.

Mësohet se arma me të cilën ai e ka goditur, nuk është arma e detyrës, por një pistoletë të cilën e mbante pa leje. Shkreli ka marrë plagë në trup e kokë dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme në Spitalin Ushtarak ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raportoi BW.

Sipas kolegut të tyre, Spartak Koka, i pranishëm në vendngjarje, shkak për konfliktin është bërë një relacion që Shkreli kishte përgatitur ndaj Durrsit, për sjellje jo të hijshme gjatë detyrës.


Policia e Tiranës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ndërkohë, polici Endri Durrsi është larguar pas ngjarjes në drejtim të paditur./Telegrafi/