Me rezultate laboratorike nga Instituti kombëtar për ushqim dhe veterinari pranë Fakultetit për mjekësi veterinere – Shkup (FMV) nga data 28:10.2024, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), ka konfirmuar rast të ri të sëmundjes influenca aviare, ndryshe e njohur si H5N1 (gripi i shpendëve) tek një zog i egër i ngordhur – patë, në kompleksin rezidencial Shën Jovani në fshatin Zllokuqan të Shkupit.
Siç njoftuan sot nga AUV, është kryer testim laboratorik i dy shpendëve të gjallë (mjellma), tek të cilat nuk është vërtetuar prani e virusit. Sot ndërmerren masa për kapjen e shpendëve tjera në kompleks, tek të cilat do të kryhen testime laboratorike për vërtetimin e pranisë së sëmundjes.
“AUV ka marrë vendim për shpalljen e sëmundjes dhe urdhëroi zbatimin e masave mbrojtëse dhe kontrolluese, me qëllim parandalimin e përhapjes dhe shtypjes së kësaj zoonoze – vrasjen dhe asgjësimin e padëmshëm të shpendëve të egër të gjetur në vend, me përjashtim të shpendëve që mbahen në një hapësirë të mbyllur dhe nga të cilat janë marrë mostrat për testim laboratorik për të përcaktuar praninë e gripit të shpendëve, urdhërohet dezinfektimi i fermës, ndalohet lëvizja e shpendëve të tjerë brenda dhe jashtë fermës pa miratimin e një veterineri zyrtar”, thuhet në njoftim.
Krahas këtyre masave, urdhërohet edhe mbyllja e shpendëve/zogjve në mjediset e tyre të shumimit, marrja e mostrave nga shpendët e ngordhur për të përcaktuar praninë e virusit, ndalimi i mbajtjes së panaireve, ekspozitave, tregjeve dhe tubimeve të tjera të shpendëve apo shpendëve nga zona epizootologjike të specifikuar.
Është i detyrueshëm raportimi i ndryshimeve në gjendjen shëndetësore dhe rritja e vdekshmërisë së shpendëve të egër tek veterineri zyrtar kompetent, si dhe aplikimi i masave të biosigurisë gjatë zbatimit të të gjitha aktiviteteve në fermë.
Sqarohet se sëmundja përhapet më së shumti përmes shpendëve shtegtarë të cilët konsiderohen si rezervuari i saj. Bëhet fjalë për një zoonozë që prek kryesisht shpendët, por edhe njerëzit, prandaj AUV apelon për vigjilencë dhe marrjen e masave mbrojtëse për kategoritë e personave në rrezik (kontakti i ngushtë me shpendët e infektuar ose në mjedise shumë të kontaminuara).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa