LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti LogEx për herë të parë në Ballkanin Perëndimor organizoi Javën e Ekonomisë Qarkore

Komuniteti LogEx për herë të parë në Ballkanin Perëndimor organizoi Javën e Ekonomisë Qarkore

Për herë të parë në shtetet e Ballkanit Perëndimor është organizuar Java e Ekonomisë Qarkore nga LogEx Community – iniciativë e organizatës The Balkan Forum, komunitet ky i përbërë nga partneriteti mes 8 universiteteve, shoqërisë civile dhe akterëve biznesorë nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të Javës së Ekonomisë Qarkore, konferenca hapëse e titulluar “Circular Economy: a way forward” (në shqip Ekonomia Qarkore: një rrugë përpara), është zhvilluar në Kolegjin Universum me rreth 70 pjesëmarrës prej shteteve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj konference janë mbajtur dy panele diskutimi me fokus të veçantë në zbatimin e praktikave të ekonomisë qarkore në shtetet e Ballkanit dhe fuqizimin e rregulloreve në kuadër të kësaj fushe.

Ndërkohë, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë zhvilluar ngjarje të tjera duke përfshirë punëtori me fëmijë, webinars dhe podcasts.

Qëllimi i kësaj Jave është të filloj një dialog dhe fushatë rajonale në orientimin e politikave publike por edhe modeleve të biznesit në kompani të ndryshme drejt ekonomisë qarkore, si e ardhmja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të rajonit tonë.

Më konkretisht, gjatë këtyre aktiviteteve janë promovuar praktikat e mira në ekonomi qarkore si riciklimi, ripërdorimi dhe riprodhimi. LogEx Community do të vazhdoj të kontribuoj në këtë çështje dhe kjo javë do të kthehet në një organizim tradicional në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Antarët e LogEx Community janë The Balkan Forum dhe Kolegji Universum në Kosovë, Build Green Group në Shqipëri, CIVIL në Maqedoni të Veriut, CENER21 dhe COD Jajce në Bosnjë dhe Hercegovinë, Youth Initiative for Human Rights në Serbi dhe ZIP ADP në Mal të Zi, si dhe akademiket Dr Ivana Lozanovska në Gjermani dhe Dr Sanda Midžić-Kurtagić në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për organizimin e kësaj Jave, donator kryesor ka qenë Rockefeller Brothers Fund.

Për më shumë informata rreth programit kontakto: +383 44 144 062info@universum-ks.org ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori