LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni zhvillohet në kushte të vështira dimërore

Komunikacioni zhvillohet në kushte të vështira dimërore

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht nëpër rrugë të lagështa, në viset e pjesës perëndimore dhe vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve të ‘Rrugët e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në aksin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe rikahëzimi i komunikacionit tani është përmes qytetit të Manastirit.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të caktuar dhe respektim të shenjave të komunikacionit. /Telegrafi/