Autoritetet e Qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se punëtorët e komunave në veri të Kosovës, që nga 1 prilli do të mbesin pa paga, në qoftë se kryetarët e këtyre komunave nuk e vendosin bashkëpunimin me institucionet qendrore të Kosovës.
Për shkak të mos-harmonizimit buxhetor, këtyre komunave u janë bllokuar llogaritë që nga 1 marsi. Propozimi i këtyre komunave për buxhetin nuk ishte në harmonizim me atë që përcakton Qeveria e Kosovës dhe shuma e mjeteve që është kërkuar nga to ka qenë më e lartë se sa ajo që ishte përshkruar.
Përfaqësuesit e serbëve demantojnë një pohim të tillë.
Bajram Gecaj, zëvendësministër për Administrimin e Pushtetit Lokal, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi se në qoftë se kryetarët e katër komunave në veri nuk i përgjigjen takimit me këtë ministri, atëherë që nga 1 prilli as punëtorët e këtyre komunave nuk do të marrin pagat. “Që nga 1 marsi, komunat veriore nuk mund të bëjnë asnjë pagesë. Ndërkaq nga 1 prilli, nuk do të kenë as rroga. Pasojat vetëm kanë filluar dhe ne shpresojmë dhe besojmë që kryetarët e komunave, në takimin që e kemi thirrur ne, do të vijnë në atë takim, sepse është interesi jo vetëm i tyre, por i qytetarëve të të gjitha atyre komunave veriore”, tha Gecaj.
Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të komunës së Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë së Kosovës “paraqet edhe një presion më shumë” mbi serbët e Kosovës. “Nëse dikush dëshiron të bëjë diçka, duhet ta shpjegojë pse po e bën, apo më saktë, t’i tregojë nenet e ligjit në të cilat thirret, si dhe të tregojë se çfarë shkeljesh kemi bërë ne që ata të marrin masat, të cilat edhe i kanë ndërmarrë kundër nesh. Gjegjësisht, të marrin masa të njëjta që kanë të bëjnë me bllokimin e llogarive tona. Buxhetet janë ngrirë ose bllokuar pa asnjë sqarim nga Prishtina, pa ndonjë paralajmërim të shkuar, para bllokimit”, theksoi Bozhoviq.
Ajo i ka ftuar autoritetet e Qeverisë së Kosovës, që të tregojnë publikisht se ku stagnon bashkëpunimi.
Bozhoviq, gjithashtu ka konfirmuar se komuna e Mitrovicës Veriore, por edhe komunat tjera në veri të Kosovës, tash e një javë nuk kanë mundur të bëjnë transferim parash, për shkak të, siç e ka quajtur ajo, ‘bllokadës së Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave.
Ndryshe, kryetarët e komunave Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë refuzuar takimin të mërkurën, me arsyetimin se po pritet vendimi përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Zëvendësministri Gecaj, ka theksuar se kryetarët e katër komunave veriore nuk i janë përgjigjur kërkesës për takim me ministrinë për Administrimin e Pushtetit Lokal, për të shqyrtuar situatën për harmonizimin e buxhetit. “Ata nuk na kanë dhënë ndonjë arsye dhe ne u kemi dërguar prapë kërkesën dhe u kemi thënë se jemi të gatshëm të takohemi me ta, kurdo që ata kanë kohë. Ne po shpresojmë që ata do të reagojnë, kurdo që të reagojnë, sepse ata janë kryetar të zgjedhur të komunave të Republikës së Kosovës dhe vërtet duhet që bashkëpunimi institucional të jetë i nivelit të tillë që të mos ketë pasoja për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Gecaj.
Por, Bozhoviq e quan të pakuptimtë krijimin e kësaj situate, për shkak se sipas saj Kuvendi i komunës së Mitrovicës së veriut, ka sjellë dy vendime për miratimin e buxhetit.
Sipas saj, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë ofruar argumentet bazuara në ligj, për ngrirjen e buxhetit. Megjithatë, ajo thekson se për këtë çështje duhet biseduar. “Ju bëj thirrje të gjithëve, që të ulen në tavolinë dhe të flasin, në mënyrë që të arrihen vendime dhe përfundime konkrete. Përndryshe, me presione përmes medieve, asgjë nuk arrihet”, theksoi Bozhoviq.
Ajo ka theksuar se mediet kanë paralajmëruar mundësinë e masave të përkohshme në komunat e veriut të Kosovës, por sipas saj, masat e tilla, por edhe shkuarja në zgjedhje të serishme, nuk i konvenon askujt.
Ndryshe, komunat në veri, dhe të gjitha institucionet që i ka themeluar komuna, marrin pagat nga buxheti i Serbisë, duke përfshirë këtu punëtorët e komunës, Qendrën e Kulturës, Qendrën për punë sociale, bibliotekën, ndërmarrjet publike komunale dhe institucione të tjera. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri