LAJMI I FUNDIT:

Komunarët e Prizrenit prioritet e kanë të hanë me paratë e shtetit (Video)

Komunarët e Prizrenit prioritet e kanë të hanë me paratë e shtetit (Video)

Komunarët prizrenas e kanë me rëndësi ushqimin, i shpenzuan 112 mijë euro të shtetit

Qeverisja Komunale e Ramadan Mujës, e ka prioritet të ushqyerit mirë. Këtë e tregon edhe raporti i Auditorit, ku gjatë vitit të kaluar kjo Komunë i ka shpenzuar më shumë se 111 mijë e 878 euro në dreka, raporton KTV.

Vetëm për një ditë, sipas raportit, zyrtarët komunalë i kanë harxhuar 400 euro në dreka.


Madje, Komuna e Ramadan Mujës më shumë ka harxhuar në dreka sesa në subvencionimin e të sëmurëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit.

Këto shpenzime, sipas kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, e tregojnë papërgjegjësinë e punës së kryetarit Muja.

Ndërkaq, për Vetëvendosjen në Prizren, Qeveria Muja është e pangopur, përcjell koha.net.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ka theksuar se Komuna e vlerëson si korrekt dhe të drejtë raportin e auditorit në pasqyrimin e të gjeturave. Ndërsa, akuzat e opozitës Berisha i quan primitive.

Komuna e Prizrenit gjatë vitit të kaluar i ka shpenzuar 56 mijë e 700 euro për eliminimin e qenve endacakë!

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori