LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nuk përmbush as 20% për investim kapitale

Komuna e Prishtinës nuk përmbush as 20% për investim kapitale

Komuna e Prishtinës do të duhej të jetë më efikase në shpenzimin ebuxhetit komunal, në mënyrë që të shkojë sipas buxhetit të paraparë për vitin2014. Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve ekonomike në vend, pasi që komuna nuk ka arritur të zbatojë as 20 % të investimeve kapitale. Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, kanë pranuar seinvestimet kapitale nuk janë realizuar ashtu siç janë buxhetuar, mirëpo, ata e kanë një arsye në lidhej me këtë.

Ndërsa, përfaqësues nga OJQ-të, të cilët e monitorojnë Komunën e Prishtinës, kanë thënë se Komuna ka nivel të ulët të investimeve kapitale.
Kristijan Hasaj, nga Iniciativa për progres, INPO-ja, ka thënë se Komuna e Prishtinës duhet t’i zbatojë procedurat e parapara me ligjin mbi prokurimin publik. “Komunë e Prishtinës, si çdo komunë tjetër, duhet t’i zbatojë procedurat e parapara me ligjin mbi prokurimin publik. Por në anën tjetër nëse shohim performancën e Komunës së Prishtinës gjatë kësaj periudhe 9 mujoretë qeverisjes shohim që niveli i investimeve kapitale është shumë i ulët, po që e krahasojmë me periudhën e vitit të kaluar. Kjo bën që Komuna e Prishtinës të rrezikojë që grandet të cilat janë dhënë për projekte të investimeve kapitale në fund të vitit të kalojnë prapë tek Qeveria”, ka thënë ai.

Sipas tij, Komuna e Prishtinës do të duhej të jetë më efikase në shpenzimin buxhetit të komunal në mënyrë që të shkojë sipas buxhetit të paraparë për vitin 2014. Më tej, ai ka deklaruar se Komuna e Prishtinës, rrezikon që të ketë suficit dhe shuma e përafërt nuk dihet ngase siç ka thënë ai, kemi ende kohë, por nësebazohemi në indikatorët e deri tanishëm, ai ka thënë se suficiti mund të jetë i lartë.


Komuna e Prishtinës, ka qenë në qendër të kritikave për mos zbatimin e investimeve kapitale edhe nga opozita. Agim Gashi, ansambleist në komunën e Prishtinës, nga radhët e LDK-së, ka thënë se komuna do të duhej t’i bënte përgatitjet për investimet kapitale dhe se kjo do të duhej të ndodhte me kohë dhe konform ligjit.
“Komuna do të duhej t’i bënte përgatitjet për investime konfrom ligjit dhe me kohë. Kjo nënkupton që Komuna ka qenë dashur të hartojë planin e prokurimit në bashkëpunim me drejtoritë dhe ta zbatojë planin me përpikëri sipas prioriteteve që i caktojnë drejtoritë, po që se do të ishte respektuarprioriteti dhe karakteristikat e tjera të prokurimit, unë mendoj se do të kishin arritur një rezultat “, ka thënë ai.

Sipas tij, komuna do të duhej t’i përkushtonte punëve që lidhen me interesat dhe nevojat e qytetarëve të Prishtinës për realizimin e projekteve të planifikuara, sepse siç ka thënë ai buxheti është planifikuar dhe është miratuar nga qeveria e kaluar dhe kuvendi iKomunës së Prishtinës.

Ndërsa, Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë në UP, ka thënë se mosrealizimi i planeve efektiv të punës të cilët qeveria komunale e Prishtinës për këtë vit ka arritur t’i zbatojë vetëm, 20 % të atyre që kanë planifikuar të realizojnë, konsideroj se kjo ka qenë një “ hakmarrje“ ndaj pushtetit të kaluar dhe e kanë neglizhuar punën.

“Konsideroj se më tepër ka qenë një hakmarrje në aspektin politik.. ndaj pushtetit të kaluar dhe e kanë neglizhuar punën e se sa çështja e prokurimit publik…. konsideroj se ligji ka qenë i njëjtë dhe metodat e punës kanë qenë të njëjta, mirëpo efektiviteti i punës, varësisht se çfarë prioritete pushteti komunal i ka dhënë vetvetes në këtë afat dhe çfarë kishte për obligim”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se Komuna e Prishtinës më tepër është marrë me natyrën e punës së ish-pushtetit, se sanë objektivat e vet. “Janë marrë më tepër më çështje të cilat kanë qenë, kushtimesh të them të fokusuara në lidhje me natyrën e punës të ish-pushtetit të kaluar i ka bërë se sa në objektivat e veta që kjo qeveri komunale tash i ka . Prandaj arsyetimi për 20 %-in e mbulesës në investimekapitale, mendoj që është një mbulese shumë e paktë sepse aty 1/5 e objektivave të veta ka qenë të realizuara dhe 4/5 kanë qenë jashtë atyre objektivave “, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Komunës së Prishtinës e kanë pranuar se niveli i shpenzimeve për projekte kapitale, është i ulët, mirëpo Drejtori i Financave në Komunën e Prishtinës , Visar Berisha, ka treguar arsyet se pse këto investime kapitale nuk janë realizuar.
“Një prej arsyeve kryesore për shembull në drejtorinë e Infrastrukturës nuk ka pasur fare projekte dhe plan për këto investime kapitale në drejtorinë e infrastrukturësdhe faktikisht ma shumë se gjysmë viti, drejtoria e infrastrukturës ka shpenzuar kohën për me projektuar e pastaj me fillu me i zbatuar investimet kapitale”, ka thëne ai.

Më tej, ai ka theksuar se nuk do të mund t’i kryejnë të gjitha investimet kapitale të parapara në buxhet për vitin 2014, duke shtuar se edhe në drejtoritë e tjera ka pasur probleme me projekte dhe ka thënë se kanë qenë projekte të këqija, që është e pamundur të implementohen.

Ndër të tjerash, ai ka shtuar se ka pasur edhe probleme pronësore.

Për mos investime kapitale në Prishtinë, qeveria e Shpend Ahmetit është kritikuar edhe nga subjektet politike opozitare në këtë komunë./Telegrafi/