Kushtet e punëtorëve në sektorin privat janë të brishta dhe gjithnjë e më shumë po përkeqësohen. Kjo ishte kryefjala e konferencës së sotme për media nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.
Ndër gjërat më të këqija me të cilat ballafaqohen këta punëtorë janë rrogat e ulëta, të cilat ka raste kur janë vetëm 120 euro, për çka edhe bie në kundërshtim me ligjet e vendit. Problem tjetër i punëtorëve janë edhe kontratat e punës, që në shumë raste nuk u ipen të punësuarve, në mënyrë që kompanitë tu shmangen kontributeve ndaj punëtorëve.
Të pakta janë kompanitë të cilat plotësojnë nevojat dhe kushtet elementare për punëmarrësit, tha udhëheqësi i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai tha se punëtorët e sektorit privat po ballafaqohen me kushte tejet të këqija, dhe nga 18 kompani sa kanë vizituar, vetëm njëra prej tyre doli të kishte punëtorë të kënaqur me kushtet e punës.
“Kjo sindikatë gjatë periudhës dy mujore nuk bëri asnjë pushim, me qëllim që gjendja e punëtorëve të sektorit privat të përmirësohet. Megjithatë, ne bëmë një punë jashtëzakonisht të madhe edhe pse rezultatet nuk munguan, gjendja e punëtorëve të sektorit privat është gjendje e brishtë, një gjendje me tendencë përkeqësimi, është shumë normale që gjatë kësaj periudhe nuk kemi parë gjithçka çka është zi, është shumë normale që kemi parë edhe kompani që në njëfarë forme deri diku kanë plotësuar kushtet ligjore dhe marrëveshjet kolektive në raport me punëdhënësin dhe punëmarrësin”, tha Azemi.
Sipas Azemit, vetëm në skllavëri kanë ndodhur këto që po ndodhin sot me punëtorët e sektorit privat. “Ne shpeshherë po dalim edhe vulgar në atë çka e themi. Është shumë e vërtetë që fuqia punëtore në sektorin privat është një fuqi e cila vetëm në skllavëri kanë ndodhur këto gjëra, po ndodhin dhe sot. Një pjesë e madhe e këtyre punëtorëve edhe sot e asaj dite paguhen me paga 120 euro, e cila është në kundërshtim me të gjitha rregullat, me të gjitha ligjet në Kosovë, edhe përkundër insistimit dhe presionit dhe njoftimit të gjitha organeve relevante, ne sot kompani dhe institucione paguhen punëtorët në kundërshtim me ligjin dhe sanksionet tjera”, shtoi Azemi.
Udhëheqësi i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat kritikoj mos angazhimin e Inspektoratit të Punës. “Ata nuk janë duke e kryer punën e tyre. Me vet faktin që kemi 5 vdekje të menjëhershme në vend të punës dhe mbi 7 raste të tjera të cilët kanë vdekur pas një periudhe të shkurtë kohore, dhe po ashtu kemi mbi 470 raste lëndime në punë, janë mjaftueshëm tregues se puna në inspektorat duhet të bëhet me dëshirë dhe vullnet”, tha Azemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite