LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e quan si të padrejtë dënimin e Gjykatës së Apelit ndaj Agim Ademit

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e quan si të padrejtë dënimin e Gjykatës së Apelit ndaj Agim Ademit

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.

KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe rangjet tjera duke konstatuar se deri më tani garat po rrjedhin mirë e me dinamikën e paraparë me disa raste të kontestuara, edhe për faktin se kampionati po hynë në fazën finale, prandaj KE u kërkon Komisioneve të FFK-së që të punojnë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe të marrin masat e duhura ndëshkimore pa përjashtim, sikur që KE do t’u dalë në mbrojtje të gjithë atyre që atakohen pa të drejtë.

“KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë”.


“KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme”.

“Ndërsa, presidenti Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori