LAJMI I FUNDIT:

Komisioni sot pritet të diskutojë për masat shtesë kundër coronavirusit

Komisioni sot pritet të diskutojë për masat shtesë kundër coronavirusit

Zyrtarët shëndetësorë besojnë se masat në fuqi, të prezantuara më parë, do të fillojnë të funksionojnë. Ata presin që mbajtja e detyrueshme e maskave jashtë, ndalimi i grupimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe funksionimi i kafeneve, restoranteve dhe ambienteve të tjera hotelierike deri në orën 21:00 të japin rezultate në drejtim të zvogëlimit të transmetimit të virusit.

Sidoqoftë, siç thonë ata, Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e sotëm të rregullt, do të ri-analizojë pamjen epidemiologjike dhe përfundimisht do të vendosë nëse Maqedonisë i duhen masa më të rrepta kufizuese. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha të enjten se do të duheshin të paktën dy javë për të parë disa rezultate nga masat aktuale. Sidoqoftë, ai nuk e përjashton mundësinë e masave më të rrepta kufizuese.

“Komisioni monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme pas fundjavës do të rekomandojë masa shtesë kufizuese, siç janë mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes qoftë gjatë ditës, pasdite apo gjatë fundjavës”, tha Ministri Filipçe.


Përndryshe, Covid-19 nuk qetësohet. Përkundrazi, sipas epidemiologëve, virulenca e tij tani është më e lartë dhe shumë më e fortë, sepse bën pjesë në grupin e viruseve të dimrit. Kjo është arsyeja pse numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë çdo ditë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori