LAJMI I FUNDIT:

KOMC organizon Simpoziumin “Imazheria e avansuar diagnostike dhe terapeutike”

KOMC organizon Simpoziumin “Imazheria e avansuar diagnostike dhe terapeutike”

Kosova Open Medical Club - KOMC, organizon Simpoziumin e dytë Satelitor, më 7 dhe 8 tetor 2013, në Hotel Emerald, Prishtinë.

Këtë Simpozium, KOMC, e organizon në bashkëpunim me American Austrian Foundation, Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Spitalin Amerikan Kosovë me përkrahjen e Presbyterian Hospital New York (SHBA), Institutin kombëtar të neurologjisë dhe neurokirurgjisë (Mexico City-Meksikë), Spitalin e përgjithshëm universitar në Pragë (Republika e Çekisë), Children Hospital Affiliate of Vilnus University Hospital Santariskiu Klinikos në Vilnus (Lithuani), dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës me LuxDev KSV/014.

Pjesëmarrja do të jetë pa pagesë dhe mjekë të interesuar mund të regjistrohen në formë elektronike në ueb faqen www.komc.org

Pjesëmarrësit e simpoziumit do marrin 8 pikë kredituese.


Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori