Avni Halimi
Kombi është një komunitet me prejardhje të përbashkët si dhe me sërë karakteristikash të përbashkëta si: gjuha, raca, kultura, feja etj. Ky do të mund të ishte një përkufizim, siç ka edhe shumë përkufizime të tjera që kryesisht bazohen në fenomene e ngjarje shoqërore.
Ekzistojnë teori që thonë se kombi është produkt i nacionalizmit dhe trysnisë së pushtetit. Një teori tjetër thotë se kombi është produkt i zhvillimeve të hovshme industriale. Një tjetër thotë se kombi është produkt i lëvizjeve militare antipushtuese apo edhe produkt i përkatësisë së fatit të përbashkët.
Kjo teori e fundit është mjaft manipulative dhe pretendon një shoqëri të zhveshur nga përkatësitë etnike duke iu nënshtruar tërësisht fatit dhe perspektivës së përbashkët në kuadër të një territori administrativ apo një shteti. Ky lloj kombi quhet komb qytetar! Pra, sipas kësaj teorie, qytetarët e një shteti përbëjnë të njëjtin komb, që do të thotë se, në atë shtet ka vetëm një komb.
Në fakt këtu kombi shpreh përkatësinë shtetërore të qytetarit. Nisur nga kjo teori, shqiptarët duhet të reagojnë ashpër dhe asesi nuk duhet të pranojnë që të thirren si “qytetarë të Maqedonisë”, por, thjesht “Shqiptarë të Maqedonisë”, sepse vetëm kësisoj do të jemi të denjë që t’i përkasim teorisë tjetër që është më e saktë, më e shëndoshë dhe më e pranueshme, teorisë që kombin e përkufizon si komunitet etnik ose kulturor me shenja të trashëguara identifikuese dhe jo të përzgjedhura. Ky definicion i përshtatet sidomos atij kombi që për shkak të rrethanave të ndryshme historike u detyrua të ndahet nga kombi i vet dhe të ngelë në territoret e tjera administrative që e rrethojne shtetin amë. Dhe, ky kolektiv i mbetur jashtë trungut kombëtar sa herë që do të kalojë nëpër procese të ndryshme me tendenca asimiluese mbështetet fort në parimin kulturor i cili gjithmonë ia mbanë të shëndosha aspiratat për shtetin e ardhshëm kombëtar.
Maqedonasit e sotshëm kanë zgjedhur rrugën që i afron te teoria e cila kombin e përkufizon si një fenomen që vjen nga historia “kontinuitive” e “pasegmentuar”. Sipas historianit anglez Erik Hobsbavm (1914-1991), kjo histori që e prodhon këtë farë kombi mbështetet në figura gjysmë mitike, dokumente dhe simbole të falsifikuara, si flamuri dhe imazhet, që kanë për qëllim të zgjojnë ndjenja nacionaliste.
Sidoqoftë, identiteti kulturor është baza e një kombi. Tendenca për ngulfatje të identitetit kulturor përmes përkatësisë shtetërore është gjenocid kulturor, është shkelje e të drejtave të njeriut. Dhe, anasjelltas, arritja e lirisë së aspiruar pas përpjekjeve të ndryshme politike e luftarake pa i siguruar të gjitha ato të drejta që i përkasin korpusit të identitetit kulturor, është një liri e rrejshme.
Kombi shqiptar është një jo se kështu dëshirojnë partitë politike, liderët, policia apo ushtria kombëtare, por, mbi të gjitha, sepse kemi një dhe vetëm një identitet kulturor. Kudo që jetojnë shqiptarët jashtë shtetit amë i kanë të gjitha vetitë dhe karakteristikat e përbashkëta si etni. Asnjë nga shtetet nuk mund t’i privojë nga e drejta për ta ruajtur dhe manifestuar identitetin kulturor. Vlerat kulturore janë të përbashkëta, kultivuesit e këtyre vlerave janë të përbashkët, aktivitetet e përgjithshme kulturore janë për të gjithë shqiptarët, ndaj ato duhet të shijohen prej çdo shqiptari, kudo që jeton ai.
Identiteti kulturor i shqiptarëve të Maqedonisë është një thesar i paçmueshëm i cili i jep kuptim të plotë diversitetit kulturor në këtë shtet. E gjithë bota e civilizuar diversitetin kulturor e konsideron si shpirti i shoqërisë dhe shtetit. Realiteti multikulturor i një shoqërie nuk mund të dëshmohet përmes botimit të dy-tri pullave postale, as përmes ngritjes së dy-tri përmendoreve, as përmes rrahje-gjoksit duke dëshmuar deklarativisht përkatësinë etnike. Është tërësisht e gabueshme përpjekja e shqiptarëve të Maqedonisë për të dëshmuar se ky shtet është multikulturor. Kjo përpjekje duhet të jetë e vetë shtetit, gjegjësisht, e pushtetit maqedonas, sepse nga të qenurit multikulturor nuk humb asgjë, përkundrazi, përfiton shumëçka, në çdo aspekt. Shqiptarët duhet të jenë aktivë në ruajtjen dhe në kultivimin e identitetit të vet kulturor.
Shpesh politikat kulturore maqedonase mëtojnë që shqiptarët e Maqedonisë t’i paraqesin si “kolektiv i padenjë për kulturë”, i pa angazhuar për vepra kulturore dhe skajshmërisht pasiv në prodhimin e kuadrove të denjë për angazhime, detyra dhe vlerësime kulturo-artistike. Ky vlerësim është kryekëput me konotacion politik dhe ka për qëllim krijimin e një kolektivi me një identitet të ri kulturor, që rrënjësisht dallon nga ai i kombit shqiptar. Artistët dhe punëtorët e ndryshëm kulturo-artistik shqiptar nuk kanë se çka të shkrihen nëpër institucione e asociacione maqedonase sa për t’i dëshmuar kapacitetet e tyre kulturo-artistike. Instrumentistët shqiptarë, nëse nuk kanë numër të mjaftueshëm për të krijuar trupën e filharmonisë shqiptare në Maqedoni, e kanë të drejtën natyrale për të kërkuar ndihmën e vëllezërve të tyre nga Shqipëria apo Kosova, për t’i argëtuar shqiptarët e vendit dhe për t’i njohtuar me kulturën shqiptare të huajt që nuk kanë pasur rastin të vizitojnë shtetet shqiptare.
Asnjë në Maqedoni nuk guxon të mendojë se shqiptarët e këtushëm janë të padenjë të krijojnë një film ndërkohë që ka regjisorë, skenaristë e producentë shqiptarë me përmasa ndërkombëtare. Është punë e vetë shqiptarëve se kujt dëshirojnë t’ia ndajnë paratë nga buxheti i shtetit që krijohet edhe nga taksapaguesit shqiptarë. Kësaj politike shoviniste duhet t’i jepet fund. Subjektet politike shqiptare pa boshtin e identitetit kulturor gjithmonë do të jenë e zeza e kombit. Fatkeqësisht, siç po rrjedhin punët që nga demokratizimi i Maqedonisë e deri më sot, subjektet tona politike shumë verbërisht po hapërojnë drejt formimit të kombit qytetar. Ky koncept duhet të braktiset dhe të përqafohet koncepti i identitetit kulturor, si e vetmja vlerë që i jep kuptim diversitetit kulturor, këtij thesari të shoqërive të civilizuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës