Kolumne verore, në 42 °C!
Është koha që edhe qeveritarët të shkojnë pak në pushim. E kanë merituar! Pushojnë ata, e pushojmë edhe ne! Dorën në zemër, ata janë lodhë! Janë lodhë duke harxhuar paratë tona! Duke harxhuar paratë e buxhetit , të rrugëve e ndërkombëtare! E kanë merituar pak pushim. Por, edhe ne, kemi duruar si burrat!
Ndërkohë, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për motive pak a shumë të ngjashme, pra patriotike, po gjykohen katër kosovarë! Ata, sigurisht, për me e ulë prestigjin e bandës së hajdutëve serbë të njohur globalisht me emrin “Pink Panter” dhe për të kontribuar kështu në njohjen ndërkombëtare të vendit tone, sipas aktakuzës, paskan kryer një vjedhje spektakolare në Barcelonë të Spanjës. Vlera e stolive dhe mallrave të cilat u morën me këtë rast, dyshohet të sillet rreth 3 milionë euro.
Në fund të fundit, ligji është ligj dhe duhet të zbatohet! Nuk bënë të vidhet! Nëse dëshmohet fajësia, ata patjetër se duhet të gjykohen. Por, para gjykimit moral, ndoshta duhet të merrej parasysh si rrethanë lehtësuese fakti se mbretëria e Spanjës ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.
Nejse, derisa Gjykata pritet të shqiptojë verdiktin, qeveritarët pasi i rritën tatimet për bizneset e vogla shërbyese me 80 për qind, edhe pasi u ngritën çmimet e bukës , mund të shkojnë të pushojnë me ndërgjegje të qetë. E kanë merituar! .
Edhe si (ish)luftëtarë që janë, e kanë merituar pushimin, veçanërisht pas luftërave heroike që i zhvilluan brenda vitit me (ar)mikun tonë. Qeveria jonë i zhvilloi dy luftëra të mëdha kohëve të fundit: atë të patateve dhe atë të çimentos. Por, lufta nuk duket të ketë vetëm karakter ekonomik!
Në fakt, flamuri i këtij vendi fqinj, për motive kombëtare dhe politike, disa herë u hoq nga vendi ku e vendosën aktivistët për bashkim, te vendi i quajtur “Te rrethi” në kryeqytet. Disa herë policia jonë kombëtare e hoqi flamurin kombëtar, kuqezi, dhe e vuri një tjetër, po ashtu (ndër)kombëtar!
U quajtën antikombëtarë ata që po e vendosnin flamurin kombëtar. Kombëtarë edhe ata që po e hiqnin! Paksa konfuze, por ndoshta është në pyetje edhe vapa!
Ndërkohë, flamuri kombëtar i Serbisë ende valon krenar ndër ne. Kudo ku ka ndonjë lartësi, Qeveria atë nuk e heq. As ne. Nuk po na pengon! I E di Qeveria këtë punë. E di EULEX-i! E di KFOR-i! Çka kem me mendua ne! Verë është! Liria e lëvizjes na mjafton edhe pjesërisht! Veç le të jenë hapur rrugët kah deti!
Është koha që Qeveria të shkojë në pushim. Duhet të mbledhë forca për dialogun, autostradën tjetër (ndër)kombëtare. Për kompanitë publike që duhen shitur sivjet. Disa po thonë që po falen, por ku dinë ata! Pastaj edhe vapë e madhe ishte! Mbi 42 °C! Pushime, pushime, se janë lodhë! Por, ku?
Në Shqipëri? Me popull? Apo ndoshta edhe në Spanjë! Privatisht! Apo edhe në Turqi! Vëllazërisht!
Por për Turqinë dhe “burimin e përbashkët qytetërues” për të cilin na gëzoi zëvendëskryeministri i Turqisë, do të flasim pas Bajramit. Me lejen e Zotit dhe të qeverisë! Pasi të mbushemi me sheqer edhe me gajret!
Përndryshe, krejtësisht në atmosferë pushimesh, relaksueshëm, Kryeministri i Kosovës dha lajmin e madh për takimin publik me udhëheqësit institucionalë të Serbisë. Por, ishte (zh)gënjyese deklarata e tij për motivet e takimit. Ai deklaroi se me udhëheqësit serb nuk do të takohet për dialog! Mos po shkojnë në deti bashkë?
Fundja, për çka tjetër do të takoheshin udhëheqësit institucionalë, serbë dhe Kosovarë? Me sa dimë ne miq personal nuk janë! As akraba! Kjo gjithsesi do të mbetet deklarata më enigmatike e javës, në mos e krejt sezonit? Por, ndoshta vërtetë e kanë prej lodhjes. Është lodhë Qeveria dhe drejtuesi i saj! Pushime, pushime, klithë nëndija e tyre. Por, edhe e jona.
Po të pyeteshin disa, pushimet e tyre do të zgjasnin më shumë… Por, nuk pyeten!
Por, nuk është lodhë vetëm Qeveria. Janë lodhë krejt institucionet! Edhe Parlamenti, po ashtu, është lodhë. Edhe Gjykata Kushtetuese.
Kur jemi te Parlamenti, mos po mendoni se është lehtë me shtypë pulla? Janë aty nja tri pulla të cilat vendosin për fatin tonë. Prandaj vendimmarrja nuk është e lehtë! Para se të shtypet cilado pullë, duhet pyetur shefi! Por, mos mendoni se diskutohet parimisht! Nuk diskutohet! Negociohet! Po të jesh i mençur, si deputet, me një të votuar mund të bëhesh shpi! Pastaj, pa e pyetur elektoratin kalon në taborin tjetër! Por, zakonisht veprohet sipas urdhrit!
Çfarë mendoni ju, sa kushton një e shtypur pulle, nën të cilën shkruan “Yes”? Apo “No”? Një banesë? Një Jeep? Një doktoraturë? Një tender? Një…?
A tatimohen këto të ardhura, si veprimtari shërbyese, me 80 për qind më shumë?
Uf! Vera (jo)politike ishte e nxehtë sivjet! E mirë, po thonë ! Jo veç për qeverinë!
Përndryshe, jo të gjithë pushojnë kësaj vere! “Vetëvendosje” tashmë e ka bërë të qartë se synon të rrëzojë qeverinë, qoftë edhe verës. Me vota! Jo se do të ketë votime së shpejti, por synohet të mblidhen votat e përfaqësuesve të popullit. Por, edhe opozita, ata të cilët nuk kanë shkuar ende në pushime, janë kapluar nga atmosfera e pushimeve dhe aroma e detit! Bukë e krip e domate!
Nejse, Albini ka kërkuar takim. Përgjigjet po i kthehen me “auto replay”.
Sidoqoftë, nuk ka shenja që Qeveria të jetë shqetësuar për këtë. Kryeministri ka deklaruar se po shkon me pushime. Për shkaqe shtetërore nuk ka treguar ku dhe kurë! Prapë po luan me opozitën! Mendon vet me vete dhe qeshet: “Qysh doni me më rrëzua pa qenë këtu, hahata…”! Nime , qysh?!
Albini e ka bë refresh kërkesën. Tash po thotë se do të kënaqej edhe me një takim për takimin!
Boll o! S’po duan, Albin! Mos qel telashe nëpër këtë vapë.
A s’po e sheh termometrin a? Verë e 3’nt, me 42 °C!
Edhe ne jemi në dilemë! Kur e kujtojmë dimrin e kaluar nuk di njeri çka të thotë: U kënaqëm apo u kallëm! Ndoshta më së miri kishte me qenë edhe ne të lëshohemi rrjedhës, natyrshëm, me ramje të lirë, autostradës teposhtë! Boll na ka kushtua!
Atje “poshtë”, në nivelin zero, duke u shkrryer nëpër zall, na pret krejt estrada… përfshirë edhe atë institucionale!
Verë me 42 °C!
Xhamadani vija-vija …!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez
Arsenali shkarkon të gjithë potencialin ndaj Manchester Cityt dhe i turpëron në ‘Emirates’
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos