LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni pa limit “Pull and Bear”

Koleksioni pa limit “Pull and Bear”

Për pranverën dhe verën këtë vit, “Pull end Bear” kanë një nga koleksionet më të bukura dhe më romantike për çdo ditë që i keni parë.

Por, të kthehemi në koleksionin dhe çfarë mendojnë ata se duhet të keni në gardërobën tuaj. Së pari bëhet fjalë për një koleksion romantik ku, siç thonë ata, mbizotëron një dozë e vogël e ashpërsisë. Të gjitha veshjet janë të bëra nga një material i lehtë në kombinim me xhins.

Ky koleksion kujton në një kohë pak të harruar, ku liria ishte inspirim kryesor për trendet e modës ose koha e viteve gjashtëdhjetë dhe fillimi i viteve shtatëdhjetë ku vishen dezenët e lules, këmisha dhe bluza në kombinim me këpucë dhe xhins të mirë. ndërsa bashkëkohorja në këtë koleksion duket në xhinset aktuale të ngushta dhe pantallona që në këtë rast i keni dhe në disa ngjyra.

Në fund mund të thuhet se është kombinim i suksesshëm në shpirt i ri dhe bashkëkohor në një kohë romantike dhe ndryshe nga e kaluara. Me një fjalë koleksion i pa limit. Shikoni zgjidhjen e “Pull end Ber”, nga Mnogu në galerinë e mëposhtme. /Telegrafi/