LAJMI I FUNDIT:

Koleksion ekstravagant nga “Cavalli”

Koleksion ekstravagant nga “Cavalli”

Një stil arrogant, makijazh me ngjyra të rënda, të ndezura dhe copat e printuara me lëkurë kafshësh, janë alternativat e ardhshme të stilit të markës Cavalli për sezonin e ri.

Një material tjetër që nxjerr në pah kjo markë për këtë sezon është edhe gëzofi, i cili ju dhuron një pamje mjaft atraktive dhe intriguese për t’u shikuar. Xhupa me dizajne të ndryshme, pantallona lëkure të zeza, me motive tigri ku në përgjithësi janë ngjyrat e errëta ato të cilat dominojnë në këtë koleksion.

Kjo veshje ekstravagante padyshim që duhet të kombinohet edhe me aksesorët e duhur, prandaj dhe kjo markë ju ka sjellë ide të shumëllojshme se si të krijoni stilin tuaj unik nga individët e tjerë. Byzylykë me modele madhështore, ora, çanta lëkure, varëse me dizenjo të krijuara dhe dizenjuar nga kjo markë do t’ju mundësojnë atë paraqitjen shpërthyese që gjithmonë keni ëndërruar të keni një ditë. /Telegrafi/