Me tetë vjet shkollë, Kolë Gjoni udhëheq një biznes dhe jep këshilla se si duhet të menaxhohet koha, në mënyrë që të mos fiket shtëpia. Ai theksin e vendos në një gjë të vetme, në agjendën e diskutimit në shtëpi.
Në mënyrë popullore Kolë Gjoni citon një porosi që e ka dëgjuar nga babai i tij, i cili e kishte dëgjuar nga gjyshi i fqinjit të tij, i cili e kishte dëgjuar nga një dijetar i moçëm i anës së Thethit e Valbonës.
“Kurgjo ma shumë nuk e fikë shpinë e robit se muhabeti i kotë rreth zjarrmit! Çka boni Kola, ku shkoi Kola, si ja ban Kola, ku shkoi djali i Koles”, ironizon Kola, djali i Gjonit, duke përshkruar metodën më efektive për fikjen e shtëpisë.
Për mua fjalët e Kolë Gjonit kanë shumë relevancë, pasi ai në qendër të vëmendjes vë agjendën e diskursit, si çështje shumë të rëndësishme për zhvillimin. Fjalët e tij gjithashtu kanë relevancë për mua, pasi ai është biznesmen i suksesshëm.
I martuar, me katër fëmijë, Kolë Gjoni ka pritur e përcjellë mysafirë në shtëpinë e tij në luginën e Valbonës. Ai këtë e ka bërë se shtëpia e tij ka qenë gjithmonë e hapur, siç ka qenë trashëgimi nga të parët e vet.
Arkaik në tradita dhe mendime, Kolë Gjoni ka gjetur vendin e vet në shoqërinë moderne. Ka gjetur një vend që i bën nder emrit të tij, fshatit të tij dhe kombit të tij.
Kolë Gjoni sot udhëheq një nga bizneset më të mira në këtë luginë, që menaxhon mbi 2500 mysafirë në vit, e me këto të ardhura financon shkollimin e fëmijëve të vet. Njëri prej tyre studion hotelieri dhe nuk është larg mendësh që ai të krojojë një kompani të madhe që punëson shumë njerëz.
Shtëpia e tij gjendet buzë rrugës, nën disa pisha të larta në një nga ambientet me të bukura në trojet shqiptare. Vend që konkurron me pikat më të bukura në botë.
Ai ka punësuar tërë familjen e vet, si prodhues ushqimesh me dhitë e veta, me zierjen e këtyre produkteve, si udhëzues dhe njohës të kalimeve të fshehta të bjeshkëve të thata të këtyre anëve dhe, mbi të gjitha, si mikpritës dhe “consolieri” më i mirë në botë i një objekti hotelier.
Kolë Goni ka vendosur të gjejë vetën në botën moderne, siç shpjegon ai, në një moment kur një turist polak përveç pagesës që i kishte bërë për ushqime, kishte paguar edhe fjetjen. Kjo gjë e kishte ngacmuar atë paksa.
Tutje në një ditë tjetër të verës kishte ardhur një grup studentësh e profesorësh, të cilët kishin fjetur te Kola dhe fshehtas kishin lënë një shumë të parave në shtëpinë e tij.
Këto dy gjëra Kola i kishte marrë si shenja se ai duhet të bënte diçka në shtëpinë e tij që t’u ofrojë më shumë njerëzve derën e tij dhe të sigurojë një vend të meritueshëm dhe të respektueshëm për familjen e tij.
Kola fillon ta rinovojë shtëpinë, përkundër këshillave të shumta të fqinjëve se investimi në Valbonë është sikur hedhja e parave nga dritarja.
Më 25 korrik, për festën e Shne Prekes, Kola mbledh një grup festuesish dhe duke e dhënë edhe këtë vizitë gratis, bën integrimin e tij në botën moderne të mikpritjes, duke e ofruar një kulturë dhe traditë unike të shqiptarëve, të cilën është vështirë ta gjesh diku tjetër.
Tradita e bazuar në shtëpinë e zotit dhe mikut i dhurohet botës, e cila e përqafon.
Kola vitin e parë, më 1992, ka pasur 127 mysafirë, ndërsa në vitin 2014 ka pasur mbi 2500 të tillë nga e tërë bota. Dominojnë gjermanët, francezët dhe holandezët, por nuk mungojnë as të tjerët.
Nga viti ‘92 deri sot Kola ka dhënë shumë djersë, përkushtim, punë, hamendje, e më së shumti vendosmëri. Kola thotë se ai ka pesë minuta kënaqësi gjatë ditës, kur i përcjellë mysafirët e kënaqur, pjesa tjetër është stres.
Ai e di punën e vet shumë mirë, atë e ka trashëguar nga të parët e vet që kanë mbajtur dyert hapur për miqtë udhëtarët dhe të tjerët. Ai beson se çare i gjendet gjithkujt që dëshiron të jetojë diku.
“Në Paris me të dërgu, me thonë ktu s’jetohet, s’mundesh me jetu. Në Jezerc (maja më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna) me shku, më thonë ktu jetohet, mundesh me jetu”.
Kolë Gjoni e ka dashur Valbonën e vet dhe e ka krijuar jetën e vet në këtë vend të mrekullueshëm.
Kolë Gjoni nuk bën muhabet të kotë rreth zjarrmit! Kolë Gjoni bën biznes, u trashëgoftë.
Autori Virtyt Gacaferi është pronar i inbound operatorit “Balkan Natural Adventure” dhe konsulent ndërkombëtar i komunikimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar