I festuam të gjitha festat e mundshme! Kombëtare dhe ndërkombëtare, shtetërore dhe fetare! I shterëm gati të gjitha mundësitë!
Ditën kur ky tekst tashmë të jetë në shtyp, do të ketë kaluar edhe festa e fundit në radhë, festa e madhe e “Bozhiqit” ortodoks, serb! Ne, si komunitet, nuk jemi aspak inatçinj. Edhe përkundër përplasjeve ideo-politike, ne pa kundërshtime serioze u pajtuam të pushojmë edhe për “Bozhiq”! Natyrisht, zemërgjerësia dhe mirëkuptimi ynë nuk përfundon këtu. Ne jemi të gatshëm edhe për sakrifica të tjera të kësaj natyre. Kur është puna për të pushuar, nuk mund të teprohet asnjëherë, mbizotëron bindja ndër ne!
Në fund të fundit, ligji është i njëjtë për të gjithë. Pra, edhe për qytetarët serbë është e rregulluar të pushojnë për Bajram. Për Bajramin e Madh dhe për atë të Voglin! Pastaj edhe për Krishtlindje dhe për Pashkë! Katolike dhe ortodokse! Kështu mendon shteti ynë dhe rreth kësaj shumica e qytetarëve të Kosovës, pa dallim feje, e bindjeje politike, pajtohen me shtetin! Është gati plebishitare!
Përndryshe, kundërshtimet të cilat ndodhën në Gjakovë, ishin të një natyre tjetër, aspak festive! Kështu, si pasojë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë -Serbi, ku Kosova e njohu Serbinë dhe Serbia as nuk i tha faleminderit Kosovës, një karvan i pelegrinëve serbë, siç po quhet nga mediat, ishte ndalur para hyrjes së kishës ortodokse serbe, në Gjakovë! Ndërkohë një turmë protestuesish shqiptarë e kishin bllokuar hyrjen në kishë.
Në mes tyre qëndronte kordoni i Policisë së Kosovës. Familjarë të viktimave, trupat e të cilëve ende nuk janë nxjerrë nga varrezat masive në Serbi, u tërhoqën zvarrë nga policia e Kosovës, për të dëshmuar kështu normalizimin e marrëdhënieve. Më nuk ka asnjë dyshim se sipas konceptit qeveritarë marrëdhëniet janë normalizuar.
Por, përse të merren qytetarët me çështje që i takojnë qeverisë, do të pyesni ju? Sepse qeveria nuk merret me këto çështje! Qeveria hyri në negociata të cilat e hapën derën evropiane për Serbinë, ende pa kërkuar askush të falur për mijëra viktima civile të luftës në Kosovë, ende pa hequr dorë Serbia nga politika e saj ndaj Kosovës.
Qeveria nuk merret me punë, kaq të imta, kështu që as qeveria serbe si duket nuk po merret me disa çështje po aq të imta rreth civilëve serbë të zhdukur gjatë apo pas luftës në Kosovë. Kështu u arrit marrëveshja e cila i dha Serbisë datën e bisedimeve. I trimëruar, edhe zyrtari i lartë i Serbisë për Kosovën dhe Metohinë, krahinë kjo që ende ekziston në kushtetutën serbe, paralajmëroi ardhjen në Gjakovë! Këtë e kishte lejuar edhe Qeveria e Kosovës! Por, ndodhi diçka dhe… ai nuk erdhi! Ndodhi… Mimoza!
Por, kjo si thamë edhe më parë, kjo nuk përkon aspak me atmosferën festive. Se ne njihemi si një lloj i veçantë i kombit krenar. Derisa më 31 janar 1998 festohej Viti i Ri në Prishtinë, në male luftohej! Për festa ne sakrifikohemi kurdo dhe në çfarëdo rrethanash! Mos na provo(ko)ni! E kemi pikë të dobët, nacionale!
Disa qëllimkëqij mendojnë se kjo, fakti që vdesim për të festuar, është njëra nga arsyet përse jemi prapa të tjerëve! Sepse na pëlqen më tepër të pushojmë sesa të punojmë! Disa me gjysmë zëri thonë se nuk është çështje preference, por nuk ka punë!
Disa madje shkojnë aq larg sa pushimin e quajnë sport nacional. Kush ka pushuar më shumë këtë vit? Kjo ishte gara! Gjithsesi, ka nga ata të cilët ankohen edhe nga pushimi. Kërkojnë punë! Por, një pjesë e madhe sikur e bën këtë, me gjysmë zëri! Sikur luten: “E lypsha e mos e gjetsha!
Pra, festat ikën. S’ka më festa zyrtare, deri më 17 shkurt! Atëherë do e festojmë shpalljen për të tretën herë të pavarësisë së Kosovës. Kështu, do të pushojmë pak edhe nga festat!
Në fakt, para festës zyrtare të pavarësisë është festa e Shën Valentinit, por ne nuk do të pushojmë për festën e të dashuruarve. Jo se nuk dashurojmë, apo se turpërohemi nga kjo ndjenjë kaq fisnike, por shteti nuk do! Nuk është në kalendarin e festave!
Atë do ta festojmë me punë, thotë shteti! Për shumë arsye! Pikë së pari, se ne jemi një vend me namuz! Përse shteti të fusë hundët edhe aty!
Pastaj, mos patëm pak raste të shprehnim dashurinë, apo të bënim dashuri gjithë këto ditë e net festive? Pse të zyrtarizohet dashuria, pyesin disa, për t’u përgjigjur vetë pastaj!
Sepse shteti nuk bazohet në dashuri, por në interesa dhe ligje. Në të drejta dhe detyrime. E dashuria nuk udhëhiqet as nga e drejta as nga detyrimi. Thjesht, kur të bën zemra “vrrrc” aty shteti nuk ka punë! Në dreq kalendari i festave! Dashuria është vetë festa!
Kështu, shteti s’ka mirëkuptim për dashurinë! Nuk është në kalendarin efestave! Për meritat po! Aty mbahen fjalime, defilojnë politikanët! Por, nuk dorëzohemi lehtë ne! Jemi kockë e fortë!
Do të i festojmë kështu të gjitha festat (jo)obligative! Madje do të dalim edhe vullnetarë!
Kështu, kolaterali i politikës tonë shtetërore për festat do të jetë Shën Valentini!
Në fund të fundit, krejt këto janë pa rëndësi para faktit që më në fund kemi shtet! Qy, shtet?! Kemi disa shtete të cilat nuk e njohin njëri – tjetrin! Por, krejt kjo disi funksionon, ende! Situatë normale! A nuk është edhe kjo për festë?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi