LAJMI I FUNDIT:

Kokën e Liljanës e kanë ngrënë kafshët

Kokën e Liljanës e kanë ngrënë kafshët

Pasi ka gjetur thesin ku ishte futur koka e prerë e Liljana Arapit dhe flokët së bashku me skalpin e saj,, policia e Korçës ka ndërprerë kërkimet, konfirmoi për Gazetën Shqiptare, Bernard Caushi, titular i kësaj policie.

"Ne vazhduam kërkimin në vendin ku 84-vjeçari Gaqo Dumka pohoi se e ka fshehur kokën e prerë të viktimës. Gjetëm mes gurëve thesin që ishte transportuar(i çarë nga dhëmbë kafshësh), si dhe flokës e viktimës së bashku me skalpin e kokës. Koka mendohet të jetë marr nga qentë apo kafshë të egra për ushqim. Në këto kushte, me provat e siguruara, ne ndërpremë kërkimet", tha zoti Çaushi.

Kërkimet për gjetjen e kokës së Lilianës nisën rreth mesditës së dy ditëve më parë, kur pas seancës gjyqësore për masën e sigurisë (ku i akuzuari mohoi vrasjen), Dumka pranoi krimin dhe tregoi vendin e fshehjes së kokës. Krimi kakabër ndodhi një javë më parë. I moshuari masakroi me thikë e sopatë 42-vjeçaren./Telegrafi/