Me komente të hidhura e ka pritur shtypi grek lajmin e daljes në qarkullim të librit të ri të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me anëtarësimin e Greqisë në BE.
Libri me titull “Aus Sorge um Europa” (I shqetësuar për Evropën) do të jetë në librari prej të mërkurës, por në gazetat gjermane qarkullojnë pjesë të tij.
Midis të tjerash, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” publikon një prej deklaratave ku Kohl ironizon Schroeder që lejoi hyrjen e Greqisë në Eurozonë më 2001 dhe faktin pse ai ra dakord që në 2003 Gjermania dhe Franca, me president Jacques Chirac, të mos respektonin Paktin e Stabilitetit pasi dy vendet kishin deficit vjetor më të lartë se 3 për qind.
Babai i bashkimit të dy gjermanive thekson se këto ishin dy nga gabimet më serioze në vitet e fundit të BE-së, duke i cilësuar si një turp për politikën gjermane.
Kohl, që kritikon veçanërisht udhëheqësit perëndimore për izolimin e Moskës gjatë krizës së Ukrainës, thekson arsyet përse ka shkruar këtë libër.
“Unë kam parë kohë të mira dhe të këqija. Dhe kurrë nuk kam pushuar së besuari tek Evropa. Gjithmonë kam qenë një bindës dhe një evropian i bindur dhe gjithmonë do të luftoj për Evropën, për paqen dhe lirinë”, thotë Kohl.
Libri i ri u prezantua në Frankfurt në prezencën edhe të kreut të ri të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
“Jemi bërë viktima të një përshkrimi statistikor të rremë, sikundër kanë pretenduar performancat e Greqisë. Ky gabim nuk do të ndodhë përsëri, sepse i kemi dhënë Zyrës Statistikore Evropiane të drejtën për të vëzhguar drejtpërdrejt buxhetet kombëtare”, deklaroi Juncker.
Disa muaj më parë edhe kancelarja Merkel kishte deklaruar se Greqia nuk duhet të kishte hyrë në zonën e euros në vitin 2001, duke fajësuar edhe ajo paraardhësin e saj Gerhard Schroeder.
Ndërsa shtypi gjerman në orët e fundit i kundërvihet asaj duke e kritikuar se Greqia nuk është tashmë një histori suksesi siç pretendon, pasi programet e imponuara prej kreditorëve e kanë çuar atë në gjendje më të keqe ekonomike se para krizës. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri