Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell ka reaguar ndaj publikimit të sms porosive të këmbyera gjatë seancës së pardjeshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën u votua për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re të Kosovës.
Në letrën dërguar Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovës, Dell shkruan: “Isha i zhgënjyer kur mësova sot se mjetet e shtypit kishin përgjuar dhe regjistruar dhe rrjedhimisht edhe kishin shtypur ose transmetuar në shkallë vendi korrespodencat dhe bisedat private. Këto medie, përfshirë edhe “Kohën Ditore”, “Express” dhe KTV, kanë tejkaluar kufirin duke transmetuar komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua.
Në letrën dërguar Këshillit të Pavarur të Medieve të Kosovës, Dell shkruan “…Opinionit publik, lexuesit dhe dëgjuesit e lajmeve tuaja meriton t’i kërkohet ndjesë. Anëtarët e medieve kanë shkelur standardet e tyre dhe besimin e publikut. Tre vjet pas pavarësisë, vendi juaj do të duhej të mbështetej në media të përgjegjshme, etike dhe profesionale. Unë jam i shkurajuar që me gjithë mbështetjen e fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë sime për më shumë se dhjetë vjet, disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ulët të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë…”
Mirëpo, Koha Ditore, KTV dhe gazeta Express i janë kundërpërgjigjur ambasadorit Dell, ndër të tjera duke përmendur një rast konkret.
“Në vitin e largët 1734, New Yorku ishte koloni britanike, brenda një sistemi autoritar. Për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendin e të lirëve, duhej pritur edhe më shumë se katër dekada. Pikërisht në këtë vitin 1734, në New York, guvernatori kolonial William Cosby kishte hedhur në gjyq botuesin e gazetës New York Weekly Journal, Peter Zengerin, për njollosje të autoritetit (konkretisht për ‘libel’, termi i saktë në fushën e drejtësisë dhe të gazetarisë).
Gazeta e Peter Zengerit kishte botuar disa artikuj, të cilat “e njollosnin” guvernatorin kolonial Cosby. Artikujt lidheshin me një vendim që Cosby kishte marrë për ta shkarkuar njërin nga gjykatësit e Gjykatës Supreme, ndërsa gazeta kishte mësuar se Cosby e kishte shkarkuar gjykatësin, për shkak se ky i fundit kishte marrë një vendim në një rast që kishte prekur interesat personale të guvernatorit.
Gjyqi vazhdoi më 1735, por avokati Hamilton arriti të bindte jurinë se, ndonëse ishte njollosur personaliteti i guvernatorit, e gjithë ajo që ishte shkruar në gazetë kishte qenë e vërtetë dhe se e vërteta asnjëherë nuk mund të jetë njollosëse. Hamiltoni kishte arritur të dëshmonte se njeriu nuk mund të ndëshkohej, për shkak se ka raportuar të vërtetën, për shkak se e ka thënë të vërtetën, për shkak se të tjerëve ua ka paraqitur të vërtetën.
“Ky ishte triumfi i lirisë së shtypit, i lirisë së të shprehurit në vendin që do të njihet sot e gjithë ditën si djepi i demokracisë”, përgjigjen mediat.
Më tej Koha Ditore dhe KTV theksojnë se gati treqind vjet më parë, mbi një rast si ky u ndërtua demokracia shembullore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vendit të njerëzve të lirë.
“KOHA nuk e ka as dyshimin më të vogël se ky rast do t’i jetë i njohur ambasadorit Dell, por e kemi parë të nevojshme që kështu t’ia nisim reagimit ndaj letrës së hapur që ambasadori ia ka drejtuar Këshillit të Pavarur të Mediave, në shenjë zhgënjimi për shkak të raportimit që kanë bërë KOHA Ditore dhe Kohavisioni për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së Kryetarit dhe Qeverisë së Kosovës”.
“Duam ta sigurojmë si zotin Dell ashtu edhe opinionin publik se qasja jonë ka qenë absolutisht etike dhe profesionale, pra për pasojë edhe e ligjshme. Kodi etik e ndalon ndërhyrjen në çështjen e thjeshtë private apo personale, pos në rastin kur këto kanë ndikim në interesin publik (neni 5.1., Kodi Etik i mediumeve elektronike). Ne kemi vlerësuar se zgjedhja e institucioneve të Kosovës dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në proces me anë të porosive që rrjedhin nga telefonat dhe komunikimet private, megjithatë janë në interes të përgjithshëm”, përgjigjen Koha Ditore dhe KTV.
Sipas tyre, për më tepër, e tëra ka ndodhur në ambientin e sallës së Kuvendit të Kosovës dhe jo në një ambient privat, ndërsa shkëmbimi i sms-ve u bë në kohën e votimit për President të Republikës dhe jo në kohë të ndonjë ahengu familjar, ku privatësia do të mund të konsiderohej mbrojtje.
Fotoreporterët, të cilët morën pamjet aty, nuk ishin futur fshehurazi, por ishin të akredituar për të përcjellë dhe raportuar për gjithçka që ndodh gjatë seancës, e cila me të drejtë kishte nxitur vëmendje të jashtëzakonshme të opinionit.
Ata po ashtu shprehen të shokuar me konstatimin se “përkundër mbështetjes së fuqishme dhe investimeve të konsiderueshme të qeverisë së SHBA-së për më shumë se dhjetë vjet disa prej mjeteve më të popullarizuara tuaja të shtypit ende nuk e kanë arritur as edhe nivelin më të ultë të llogaridhënies dhe përgjegjësisë profesionale që korrespondojnë me pozicionin e përgjegjësisë publike që ata ushtrojnë”.
Edhe Express i kundërpërgjigjet ambasadorit Dell. “Publikimi i mesazheve telefonike të Behgjet Pacollit ditën kur po votohej për President të Kosovës nuk është përgjim. Fotografitë nuk janë bërë në ambientet familjare të z.Pacolli, z.Dell apo z.Puskar, por në ambientet e Parlamentit të Kosovës. Ne në Gazetën Express kemi vendosur t’i botojmë ato fotografi, të bindur se kështu i shërbejmë informimit të drejtë të opinionit për atë se çfarë ndodhi në Parlament më 22 Shkurt 2011. Kur e kemi marrë këtë vendim, ne z.Dell, kemi pasur parasysh pikërisht mësimet e demokracisë amerikane – për informim të drejtë dhe shërbim ndaj publikut”, thuhet në deklaratën e Expressit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Debati për programet zgjedhore, analistët flasin për ditën e dytë të fushatës
Aleksandar Arsenijeviq, arrestohet dhe më pas lirohet - i shqiptohet tiketë për moszbatim të urdhrit policor
Osmani uron rizgjedhjen e Zoran Milanoviqit, President të Kroacisë
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e dytë të janarit
Moti i keq, pezullohet mësimi në 77 shkolla të Shqipërisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Përplasje e ashpër - Jozi e G Bani e përndjekin Gjestin, i hedhin edhe ujë në kokë
Shqipe Hysenaj me deklaratë 'bombastike': Edhe mua më është bërë padrejtësi në Big Brother në Kosovë
"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës
Olmo ka dërguar një mesazh emocionues pas El Clasico dhe ka treguar qëndrimin e tij para tifozëve
Igli largohet nga Big Brother VIP Albania
“Të nxori Gjesti” - Gramosi flet pas daljes nga Big Brother VIP Albania