Sporti i skijimit njihet si një sport mjaft i rrezikshëm, por edhe shumë atraktiv e popullor nëpër botë.
Ndonëse cilësohet si sport i shtrenjtë, viteve të fundit është përhapur edhe më shumë në Kosovë, ku në pah kanë dalë shumë talentë e talente të reja.
Skitarja kosovare, Klea Rudi ka filluar të merret profesionalisht me këtë sport që në fëmijëri, duke fituar çmime të shumta, me ëndrrën e përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në një intervistë për Telegrafin, Klea Rudi flet për arritjet e saj në këtë sport, por edhe problemet me lëndime të cilat e lanë për një kohë të gjatë jashtë garave.
Si një femër që merret me këtë sport, ajo e sheh skijimin më shumë si terapi dhe qetësim për të.
“Për mua si femër nuk është e vështirë të merrem me skijim pasi e kam si terapi dhe më qetëson, i vetmi problem janë lëndimet të cilat mund të ndodhin shumë lehtë”, tha fillimisht Rudi.
Dhe pikërisht kjo i ndodhi Kleas, e cila para disa vitesh u përball me një lëndim i cili e la jashtë garave për një kohë të gjatë.
“Para disa vitesh e kam lënduar gjurin dhe nuk kam mundur të marr pjesë në gara për një kohë të gjatë. Këtë vit jam rikthyer ku mora pjesë në garën e parë ku përfundova e dyta, por një javë më vonë gjatë përgatitjeve lëndova ligamentin kryesor ACL dhe meniskusin, ku mu desh t’i nënshtrohem një operimi”.
“Këtë vit nuk dihet sigurt se a do të kthehem në gara për shkak të komplikimeve në gju, por sezonin tjetër rikthimi është i sigurt”, vazhdoi ajo.
Me tu rikthyer ajo përfundoi e dyta në garë, por sukseset e saj nuk munguan asnjëherë pasiqë është shpallur tri herë “Shpresë e Kosovës”.
“Jam shpallur tri herë më e mira në kategorinë time, ku në Kosovë vlerësohesh me titullin “Shpresë e Kosovës”, si dhe kam marrë mirënjohje dhe kupë nga qyteti i Gjakovës për kontribut në sport”.
Klea garon me klubin e skijimit të Gjakovës, por nuk harron t’i përmend edhe katër skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.
“Do të doja t’i përmendja katër skitarët që do të na përfaqësojnë në garat ndërkombëtare, e që jam e bindur që nuk do të kthehen në Kosovë pa trofe. Bëhet fjalë për Altin Tahiri, Arbi Popovci, Drin Kokaj dhe Kiana Kryeziu, të cilëve i uroj shumë suksese”.
Tashmë si seniore, Rudi synon të rikthehet edhe më e fortë me ëndrrën e vetme – pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.
“Ëndrra imi është pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, aty ku dua ta bëj krenarë shtetin tim, familjen dhe gjithë rrethin”, përfundoi skitarja kosovare, Klea Rudi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Vendimtar me penalltinë e pritur në fund të ndeshjes, Haxhihamza më i miri i xhiros së 23-të në Superligë

Gjyqtarët e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë, Bardh Ajeti do të ndajë drejtësinë në derbi

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa