LAJMI I FUNDIT:

Kjo nuk kishte ndodhur më parë: Vuçiq nuk ka shkuar në zyrë, i ka anuluar të gjitha takimet!

Kjo nuk kishte ndodhur më parë: Vuçiq nuk ka shkuar në zyrë, i ka anuluar të gjitha takimet!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq këtë mëngjes nuk ka shkuar në zyrën e tij dhe ka anuluar të gjitha takimet, kanë bërë të ditur për mediat serbe, zyrtarë nga zyra e tij.

Siç shkruan Kurir.rs, transmeton Telegrafi, Suzana Vasiljevic, Këshilltare e Kryeministrit për Media, ka konfirmuar se këtë mëngjes Vuçiq nuk ka shkuar në punë, por sipas saj, ajo nuk i di arsyet e një “anulimi” të tillë.

Atentat ndaj Aleksandër Vuçiqit? Gjenden armë në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb (Video)
Lexo po ashtu Atentat ndaj Aleksandër Vuçiqit? Gjenden armë në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb (Video)

Zyrtarët në “Nemanjina 11” ku ndodhet zyra e tij kanë thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur më parë.


Madje sipas tyre, kryeministri gjithmonë këmbëngul në punën e përditshme dhe të për ardhje në punë.

Gjithashtu shtohet se ai ka punuar edhe gjatë fundjavës, por edhe gjatë ditëve të pushimit.

Për më tepër, siç shkruan Kurir, ai u kishte bërë thirrje edhe ministrave të tij që të marrin shembull nga ai dhe të punojnë në mënyrë të vazhdueshme.

Mediat serbe njoftuan gjatë ditës së shtunë se në afërsi të shtëpisë së Vuciqit janë gjetur një minahedhës, katër bomba dore, 100 copë fishekë të kalibrit 7.62, 4-5 fishekë të armës automatike dhe 15 fishekë të një kalibri të panjohur.

Kjo ka ngjallur spekulime për një tentim atentatit ndaj kryeministrit serb. /Telegrafi/