LAJMI I FUNDIT:

Kina ndalon për 6 muaj shitjen e aksioneve

Kina ndalon për 6 muaj shitjen e aksioneve

Autoritetet në Kinë sot kanë marrë një hap drastik duke ndaluar aksionarët e mëdhenj që të shesin aksionet e tyre për 6 muaj, një përpjekje kjo për të ndaluar rënien e aksioneve në tregjet botërore.

Ky veprim i cili prekë investitorët që kanë më shumë se 5 për qind aksione në korporatat kineze, vjen pasi regullatorët aksionarë kanë suspenduar pothuajse gjysmën e aksioneve të shkëmbimit të aksioneve në Shangai.

Indeksi i Hong Kongut është rritur për 4 për qind ndërkaq, indeksi i aksioneve të Shangait kanë përbysur hubjet me një fitim prej 5.76 për qind.


Më herët, aksionet aziatike ishin në agoni dhe gjendja e rëndë ka vazhduar të përhapet në mbarë botën.

Lëkundjet në aksionet në Kinë janë ndjerë edhe në New York, ku indeksi më i madh i SHBA-ve, ka humbur gati 2 për qind të vlerës së saj më 8 korrik.

Me rënien e aksioneve kineze, investitorët kanë frikë se kjo gjendje në tregje do të destabilizojë ekonominë kineze, e cila është ekonomia e dytë në botë.

“Ky shqetësim është i vërtetë”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew. /Telegrafi/