LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian vdes për këtë trend! Dhe e riktheu!

Kim Kardashian vdes për këtë trend! Dhe e riktheu!

Nëse nuk keni parë një kostum tutash kadife që prej epokës kur Kim Kardashian dhe Paris Hilton i bënë ato të famshme në vitin 2000, atëherë përgatituni sepse ky trend po rikthehet.

“Lëvizja shija-e-keqe-takohet-me-shijen-e-mirë ka përfshirë pasarelat,” shkruan “Vogue” për rikthimin e kostumit të famshëm, i cili mesa duket ka qenë edhe zgjedhja e disa prej vajzave të stafit të revistës prestigjoze së fundmi.

Por ashtu siç udhëzon “Vogue”, rikthimi i këtij trendi nuk mund të jetë i përpiktë me atë të fillimviteve 2000 pasi tani bëhet fjalë për një pamje të sofistikuar.

Mund të zgjidhni kombinimin me një këpucë ekstravagante ose me një pulovër të madh që do t’ju japë komoditetin e veshjes së palestrës edhe jashtë saj.